Ka rënë prodhimi, prishet moti në Brazil, shtrenjtohet kafeja në Shqipëri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kafeja është një produkt shumë i rëndësishëm në jetën  e përditshme të qytetarëve. Çmimi i këtij produkti duke filluar nga viti 2025 pritet të pësojë një rritje.

Dashamirët e kafesë dhe frekuentuesit e kafeneve kanë të ngjarë të përballen me çmime më të shtrenjta së shpejti. Kushtet sfiduese të motit në prodhuesit kryesorë të kafesë në botë, Brazil dhe Vietnam kanë bërë që prodhimi të jetë më i reduktuar duke sjellë kështu edhe mungesa në tregje.

Ndonëse prej kohësh kompanitë e mëdha të prodhimit të kafesë janë përballur me kosto më të larta, ata lajmërojnë se këto çmime do t’i përkthejnë edhe në faturat e konsumatorëve.

Këto çmime pritet t’i reflektojnë edhe bizneset shqiptare sipas konfirmimit të shoqatave, duke qenë se Shqipëria importon sasi të larta kafeje.

Importi i kafesë ndër vite është rritur duke bërë që kërkesa për këtë produkt të jetë e qëndrueshme.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në 10 muajt e parë të vitit janë importuar rreth 7 mijë tonë kafe.

Kafeja Robusta e cila përdoret më së shumti nga bizneset edhe në vendin tonë në aktivitetin e  tyre të përditshëm, po pëson rritje të çmimit në bursa. Në Shqipëri bizneset e kafesë janë aktiviteti i dytë më i preferuar. /E.T

Të fundit

Elon Musk kërkon punonjës në Itali për 256 mijë euro në vit dhe të punojnë nga shtëpia

Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk dhe kompanitë e tij janë në kërkim të punonjësve të rinj në të gjithë...

Ceremonia e inagurimit si president i SHBA-ve/ Mungon Zelensky, Trump shpjegon arsyen

Presidenti i Ukrainës Volodymyyr Zelensky nuk është i ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump...

Rezultoi pozitiv në testin e dopingut, futbollisti i Chelsea rrezikon dënim prej 4 vitesh

Futbollisti i Chelseat, Mykhailo Mudryk rezultoi pozitiv në një test dopingu. Ukrainasi rrezikon deri në 4 vite pezullim nga futbolli. Lajmi është publikuar nga portali...

Pema gjigante rrëzohet nga stuhia, humb jetën 1 person, plagosen 2 të tjerë (VIDEO)

Pamje të tmerrshme janë publikuar në rrjete sociale, ku tregojnë momentin kur një pemë gjigante në Rio de Zhaneiro të Brazilit rrëzohet nga stuhia. Si...

Jonila Godole për Parashqevi Simakun: Ajo dashuronte Enver Hoxhën!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas shumë vitesh ku ajo u pa në gjendje të mjerueshme në rrugët...

Lajme të tjera

Web TV