Sot mund të blesh gjithçka “cash”, propozohet një tavan 700 euro për pagesat në dorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të blerë një automjet, apartament, apo çdo mall e shërbim tjetër të kushtueshëm, shqiptarët mund të paguajnë “cash” të gjithë shumën, pavarësisht se sa e lartë mund të jetë ajo. Duke ndjekur rekomandimet e Komisionit Europian, Shoqata e Bankave rekomandon vendosjen e një tavani për pagesat “cash”, në vlerën e jo më shumë se 700 eurove.

“Nisma që ka të bëjë me formalizimin e pagesave është e mirëpritur, por duhet të jetë e mirë-menduar. Ka ardhur realisht koha që edhe ne të bëjmë si vendet e tjera”, u shpreh për A2 Bora Feri, eksperte e sistemit të pagesave.

Në ekonominë shqiptare qarkullojnë aktualisht rreth 1,63 trilionë lekë, nga të cilat mbi 400 miliardë apo gati 24% e totalit, jashtë sistemit bankar. Ekspertë të sistemit të pagesave vlerësojnë se caktimi i këtij tavani nga njëra anë do të ulte sasinë e parave jashtë bankave e nga tjetra do të ndihmonte qytetarët në veçanti dhe ekonominë në përgjithësi.

“Përfitimet janë në drejtim të sigurisë, po ashtu edhe të uljes së informalitetit. Gjithashtu, rritet konkurrenca e ndershme dhe eliminohet korrupsioni”, shtoi Feri.

Me gjithë përparimin në drejtim të pagesave digjitale, Shqipëria mbetet pas vendeve të tjera të rajonit. Një raport i fundit i Bankës Botërore tregoi se Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë mbi 15 vjeç që përdor pagesa digjitale: “Kjo kryesisht si pasojë e problemeve infrastrukturore, por edhe kostove relativisht të larta që kemi ne në Shqipëri”.

Maqedonia e Veriut është një prej vendeve që ka miratuar një normë tavan prej 500 eurosh për pagesat në dorë. Aktualisht, legjislacioni shqiptar përmban kufizimin për pagesat “cash” vetëm për bizneset të cilat janë të fiksuara në maksimalisht 150 mijë lekë./e.t

Të fundit

Sa bunkerë ka Serbia për raste lufte?

Dyert e rënda prej hekuri të çojnë në korridore të mëdha nën tokë, nën ndërtesën e tregut të qytetit...

Aksidenti në Sauk/ Tri automjete të përfshira, ja si paraqitet gjendja e të plagosurve

Një aksident i trefishtë ndodhi pasditen e kësaj të marte në rrethrrotullimin e Saukut.] Nga burimet pranë Spitalit të Traumës, aty ku janë të shtruar...

Konferenca e solidaritetit islamik/Veliaj: Sporti mundësi e mirë për të bashkuar njerëzit

Tirana pret për herë të parë Konferencën e Solidaritetit Islamik Sportiv, një ngjarje e veçante për komunitetin sportiv dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Qëllimi kryesori i...

Nga Kopshti Botanik te transformimi i akuadromit/ Veliaj prezanton projektet për 2025-ën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi disa nga projektet kryesore të investimeve për vitin e ardhshëm, duke e vënë theksin te ndërtimi i shkollave...

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Një tërmet me magnitudë 4 ballë ka goditur Shqipërinë këtë pasdite, në orën 18:01. Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 13 km, me epiqendër...

Lajme të tjera

Web TV