“Arrestove Adem Jasharin”/ Balla-Berishës: Po e do kombëtaren, hajde në stadium dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shtetit për Parlamentin, Taulant Balla iu përgjigj kërkesës së kryetarit të Partisë Demokatike Sali Berisha për të miratuar një rezolutë kundër genocidit serb në Kosovë në prag të seancës së përbashkët të dy kuvendeve në Prishtinë.

“Dua të komunikoj me publikun fakte historike. në këto 33 vite ps sa herë që ka qënë në shumicë apo pakicë me votën e popullit shqiptar nuk ka çeduar asnjëherë sa i përket pozicionit në mbrojtje të cështjeve tona kombëtare. Janë 8 rezoluta dhe deklarata sa i takon genocidit dhe çdo lloj forme krimi ndaj vëllezërve dhe motrave tanë në Kosovë.” tha Balla.

“Në 25 janar të vitit 2011 kanë qenë përfaqësuesit e PD në asamblenë e Këshillit të Europës që bashkuan votat me propozimin e Rusisë për atë që pasoi që ishte një përpjekje e poshtër për të hedhur baltë mbi luftën çlirimtare” tha Balla duke rikujtuar se PS dhe Idrizi votuan kundër ndërsa 3 votat e PD shkuan për draftin e Kosacevit, ai që sot është zv/kryetar të komitetit të sigurisë kombëtare të Rusisë. Ju historikisht nuk keni qenë në krahun e duhur të historisë” u tha ai deputetëve opozitarë.

“Nuk është rastësi që qoftë mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës u zhvilluan pas vitit 2013 dhe mbledhjet e përbashkëta të kuvendit të Shqipërisë dhe të kuvendit të Kosovës me kryetar kuvendi të kësaj shumice.
Prandaj poulli e di mirë çfarë kontributi ka PS gjatë viteve ’98- ’99 çfarë kontributi kanë ata që kur udhëheqësit e UÇK shkonin në Rambuje dikush udhëhiqte protesta kundër qeverisë këtu dhe kundër Rambujesë dhe kush i thoshte Hashim Thaçit bashkëpunëtor i Serbisë dhe me fjalë të tjera më të poshtra antishqiptare. Adem Jasharin e keni arrestuar ju këtu në Tiranë”, iu drejtua Berishës Balla.

Lexo edhe :  Dëbora “paralizon” Rrugën e Arbrit, bllokohen qindra automjete, mes tyre edhe…

 

 

Ai u shpreh në fund se lajmet rreth ndalimit të këngës Mora Fjalë në stadium janë hedhur poshtë nga Federata e Futbollit dhe është e pavërtetë./E.T

Të fundit

VIDEO/ Interi nuk gabon, zikaltërit tregohen “cinikë” në shtëpi ndaj Comos

Interi vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Komon me rezultatin 2 me 0...

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto kënaqësi vijnë edhe disa kalori...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Lajme të tjera

Web TV