Deputeti i PD, Bledjon Nallbati ka zhvilluar një takim me shqiptarë në Waterbury të SHBA.
Në postimin e tij në Facebook, Nallbati falënderoi dhe shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe kontributin e komunitetit shqiptar në këtë zonë të Shteteve të Bashkuara.
“Shqipëria ka nevojë për ju!” – ishin fjalët e tij të drejtuara për pjesëmarrësit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së diasporës në proceset e rëndësishme politike në vend./e.t