Ka një arsye pse edhe njerëzit më të zgjuar bien pre e mashtrimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk jeni naiv, psikologjia e manipulimit është shumë reale.

Mashtruesit dhe ata që bëjnë hile kanë ekzistuar gjithmonë, por teknologjia ka bërë që të jetë më e lehtë se kurrë për ta të gjejnë viktima. Në vitin 2024, duket se shumica prej nesh kamë pasur përvoja me mashtrime.

Nëse keni blerë një palë xhinse të bukura nga një reklamë mashtruese në Instagram, jeni mashtruar nga komente të rreme në Amazon apo keni rënë pre e një emaili phishing, ka gjasa që të keni humbur kohë, para dhe besim ndaj të tjerëve.

Sipas Gallup, 15% e njerëzve në SHBA raportojnë se ata ose një anëtar i familjes së tyre ka qenë viktimë e një mashtrimi gjatë vitit të fundit. Ndërsa shpesh mendohet se të moshuarit janë më të cenueshëm, raportet tregojnë se grupmoshat 35-44 vjeç janë më të prirura të bien pre e mashtrimeve, ndërsa të rinjtë 18-24 vjeç humbasin më shumë para. Përveç ndikimit financiar, mashtrimet ekonomike dëmtojnë seriozisht edhe mirëqenien mendore të viktimave.

Faktorët psikologjikë që shfrytëzojnë mashtruesit

1. Besimi dhe autoriteti

Mashtruesit shpesh shtiren si autoritete të besuara ose institucione për të fituar besim. Ata mund të imitojnë gjuhën ose stilet e komunikimit të të njohurve tuaj, duke ju bërë të ndiheni rehat. Një email që duket zyrtar nga banka juaj mund t’ju mashtrojë që të ndani informacion personal.

2. Manipulimi emocional

Mashtruesit shfrytëzojnë frikën dhe emocionet e forta për të ndikuar tek vendimet tuaja. Frika nga ndëshkimi, humbja financiare ose një mundësi që duket “njëherë në jetë” ju bën të veproni shpejt, shpesh pa menduar me kujdes.

3. Paragjykimet

Lexo edhe :  Edhe pse është ftohtë, dritaret duhen hapur gjatë sezonit të dimrit? Pse?

Paragjykimi i konfirmimit: Njerëzit priren të kërkojnë informacion që përputhet me besimet e tyre.

Paragjykimi i optimizmit: Mendojmë se gjërat e këqija nuk do ju na ndodhin atyre.

Paragjykimi i bazuar në autoritetit: Njerëzit kanë më shumë prirje t’u besojnë figurave autoritare.

4. Ndikimi shoqëror

Mashtruesit përdorin norma shoqërore për të krijuar presion. Ata mund të pretendojnë se “të gjithë të tjerët po e bëjnë këtë” ose mund të ofrojnë një nder të vogël për t’ju bërë të ndiheni “të detyruar” të ktheni shërbimin.

Faktorët që na bëjnë më të cenueshëm

Problemet financiare: Njerëzit që janë në vështirësi financiare shpesh shpresojnë për një zgjidhje të shpejtë, duke e bërë më të lehtë të bien pre e mashtrimeve.

Vetmia dhe izolimi: Personat që ndihen të vetmuar janë më të prirur të besojnë mashtrues që përpiqen të krijojnë lidhje emocionale.

Stresi dhe ankthi: Këto gjendje shpesh dobësojnë aftësinë për të marrë vendime logjike.

Mungesa e njohurive: Ata që nuk janë të familjarizuar me teknologjinë apo strategjitë e zakonshme të mashtrimeve janë më të ekspozuar ndaj rrezikut.

Si të mbroheni nga mashtrimet:

Informohuni mbi taktikat më të zakonshme të mashtruesve.

Kushtojini vëmendje detajeve dhe mos veproni me nxitim.

Nëse diçka duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, ndoshta nuk është.

Edukoni veten dhe të tjerët për teknikat që përdorin mashtruesit./   S,M

Të fundit

Shehaj bllokon foltoren edhe pas përjashtimit! Spiropali: Nuk është seanca juaj e TikTok

Deputeti Agron Shehaj vazhdon të mbajë bllokuar Kuvendin, edhe pas përjashtimit nga seanca plenare. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ndëpreu seancën në mënyrë...

Tragjedia e Parashqevisë, pasojë e mediokritetit shqiptar

Nga Spartak Ngjela Koha e përditshme në këto çaste po tregon që nëse ka pasur vërtet një tragjedi Simaku, mediokriteti që nuk e njeh fare...

Deklarata e Ambasadës Amerikane/ Berisha: 5 nëntori ua dha atyre përgjigjen

Ish-kryeministri dhe njëgerazi Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit, ku tha se kryeministri Edi...

“Televizioni po shkon drejt llumit”/Alketa i kthehet Dalinës:Po produksioni që prodhon ti

Dalina Buzi ishte e ftuar në podcatin e Alketa Vejsiut. Si një producente dhe njeri i televizionit, që ka prodhuar shumë projekte, ka folur...

Vota e diasporës/ Celibashi: KQZ po punon për të realizuar të gjitha sfidat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar pothuajse të gjitha aktet nënligjore të nevojshme për mundësimin e votës nga diaspora në zgjedhjet parlamentare të...

Lajme të tjera

Web TV