Kanabisi mjekësor, përplasje PD-Qeveri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të kundërshtojë ligjin për përdorimin e kanabisit, që sipas tij po tentohet të miratohet në mënyrë të nxituar dhe pa analiza të thelluara në parlament. Kështu Berisha me rikthimin e tij po rikthen në Kuvend “luftën” e debatit mes deputetëve të majtë edhe të djathtë.

Lidhur me futjen në qarkullim të kanabbisit farmaceutik, Berisha ka theksuar se një vendim i tillë kërkon vlerësim të hollësishëm dhe krahasim me praktikat e vendeve të tjera, duke përmendur studime ndërkombëtare që vënë në dukje rreziqet e mundshme të produkteve të bazuara te kanabisi. “Ky ligj është i mbuluar me substanca psikotrope. Ne do ta kundërshtojmë me forcën më të madhe, sepse duhet një analizë e plotë dhe identifikim i praktikave më serioze për përdorimin farmaceutik.

Universiteti i Harvardit ka bërë një studim që tregon se produktet e kanabisit mund të shkaktojnë efekte të rënda negative, përfshirë rritjen e rasteve të skizofrenisë,” u shpreh Berisha. Ai akuzoi mazhorancën se po vepron pa transparencë dhe standarde, duke e cilësuar procesin si një veprim “kaçakësh” që shmang diskutimet profesionale dhe opinionin publik.

Berisha ka paralajmëruar se kundërshtimi ndaj këtij ligji nuk do të kufizohet vetëm brenda parlamentit, por do të vijojë edhe në rrugë, duke nënvizuar vendosmërinë e opozitës për ta ndalur këtë nismë që, sipas tij, “rrezikon standardet e një shoqërie të shëndetshme”

Komisonet hetimore

Ish kryeministri Sali Berisha është ndalur gjatë mledhjes me Grupin Parlamentar edhe tek Komisionet Hetimore, siç është ai që kërkojnë të ngrejnë për Portin e Durrësit.

Po ashtu Berisha ka kërkuar edhe interepelancë me kryeministrin Edi Rama, për të cilin shtoi edhe se ‘…nuk vjen ai, pasi ka frikë’.Ish-kryeministri nën akuzë për aferën e dosjes “Partizani”, ngriti edhe çështjen e projektligjit të faljes së gjobave që mazhoranca pret ta miratojë në Parlament, duke thënë se ‘me një procedurë mashtruese, të paligjshme, radhën e kaluar donin të kalonin ligjin e blofit’.

Lexo edhe :  SHBA i mbyll derën Berishësë: S’merremi me njerëz të përfshirë në korrupsion

Teksa kujtoi se në fillim u tha se nuk do shpenzohej asnjë qindarke nga paratë e qytetarëve shqiptarë në këtë projekt, kurse tani kërkohen para pasi tenderimet i kanë dështuar. “Tani porti i ri u kushton shqiptarëve 1 miliardë e 2 ose 300 milionë euro. Dhe nuk e ndërton privati. Dhe hapi 460 milionë euro tender, i rriste pensionet 50-60 përqind. Pra, tenderi i dështoi.

Prisni, duhet të jemi vigjilentë, syçelë, i dështoi apo e dështuan, se çfarë bëjnë këta, i dështojnë tenderat, dhe këtë praktikë ndjek edhe Dumani mes të tjerash, mjeshtër i dështimit të tenderave.  I dështojnë një herë, i dështojnë dy herë, gjersa bëjnë pazarin me kompaninë që do sjellë ofertën më të lartë për të ndarë së bashku sasinë më të madhe të parave.

Siç bënë me tunelin e Llogarasë. Kompania sllovene e kishte 130 milionë euro, duhej të vinte kompania turke me 200 milionë euro që të ndanin së paku 50 milionë euro. Pra, edhe ky dështim i tenderit ndërkombëtar që gjoja shpallën për ndërtimin e portit në Porto Romano, me 90 përqind është bërë që të ndajnë sasinë maksimale të parave”, tha ish-kryeministri.

Për këtë shkak ai deklaroi se do kërkojë Komision Hetimor dhe Interpelancë: “Ky komision ka në qendër interesin publik, pasurinë publike të shqiptarëve. E them përsëri, dy janë pasuritë e trashëguara më të mëdha, Porti i Durrësit dhe digat. Por Porti i Durrësit mund të jetë pasuria më e madhe e shqiptarëve. Këta duan ta kthejnë tani në dënim.

Të ndërtosh port të ri se do të bësh ti marinë e hotele, dhe të dënosh qytetarët e tu me 1.3 miliardë për të ndërtuar portin e ri, ky është një krim i përmasave shumë të mëdha. Do kërkojmë Interpelancë me të, po nuk vjen ai, se ka frikë, nuk ka kurajo, i ka tmerr ato…”.

Të fundit

Unë jam Zoti juaj më i lartë!

Nga Namir Lapardhaja Idhujskalitës! Popujt paganë, nevojën për adhurimin e idhujve e manifestonin edhe te krijimi i tyre prej frutit të...

“Kostoja e jetesës në Shqipëri më e shtrenjta në rajon”, Xhafaj: Nuk duhet përgjithësuar…

“Sa e shtrenjtë është të jetosh në Shqipëri”, është kjo tema në emisionin “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme e cila solli debate...

Euro në rënie, mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot

Ditën e sotme ,19 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet me 94.1 lekë. Euro blihet me 97.9 lekë dhe shitet 98.6...

Ngrica dhe temperatura të ulëta, njihuni me parashikimin e motit për këtë të enjte

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre edhe gjatë ditës së enjte duke sjellë mot të kthjellët në bregdet dhe zonat...

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama ndan fotot: Ditë afrimi me Evropën

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa fotografi nga samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të mbajtur të mërkurën në Bruksel. Në një postim në...

Lajme të tjera

Web TV