“Sa e shtrenjtë është të jetosh në Shqipëri”, është kjo tema në emisionin “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme e cila solli debate mes të ftuarve.
Të ftuara në studio Mira Pogaçi dhe Barbara Doda u shprehën se jetesa në Shqipëri llogaritet më e shtrenjtë ndër vendet e rajonit ku për këtë sollën edhe raste konkrete.
Deputeti socialist Etjen Xhafaj nuk është aspak dakord me këtë, i cili shprehet se nuk mund të përgjithësojmë Shqipërinë me Tiranën.
Etjen Xhafaj: Nuk jam dakord me asnjë gjë dhe kam një problem duke qenë një njeri ekonomist dhe një njeri që ka studiuar në Francë dhe Amerikë nuk mund të përgjithësojmë dhe të themi po është dhe po nuk është sepse edhe kur merr një supermarket në Shqipëri dhe një supermarket në Itali ka diferenca mes supermarketeve në Shqipëri. E dyta nuk mund të përgjithësojmë Shqipërinë me Tiranën.
Kosto e jetesës në Tiranë patjetër është më e shtrenjtë. Sedentarizimi dhe grumbullimi i njerëzve në një qendër urbane, në kryeqytete kryesisht në Ballkan ka sjellë edhe stratifikimin. Njerëzit vijnë në kryeqytet sepse kanë më shumë mundësi. Më shumë mundësi do të thotë më shumë shkallë për tu ngjitur.
Unë kam mbaruar studimet në Paris dhe kosto atje kanë qenë më të larta se ç’janë sot në Shqipëri. Mund t’ju them që po ka një ngritje nga viti i kalur dhe është e vërtetë kjo që themi që nëse marrim vetëm njërin grup, atë që është grupi i mallrave të konsumit ka një rritje nga viti i kaluar ama nëse sheh kostot për transport, banim që përfshin qeranë janë jashtëzakonisht shumë të ulëta në krahasim me mesataren e BE. Në Shqipëri mesatarja është 100 për çdo vend.
Blendi Fevziu: Një çift mbaron universitetin, punon dy vite dhe ky i ri që vjen nga qytet i periferisë dhe prindërit nuk i ka në gjendje. E ndërton dot jetën normalisht?
Etjen Xhafaj: Unë besoj që po. Unë jam kthyer…
Blendi Fevziu: Barabara tha se përshembull unë dhe shoqja ime kemi diferenca që kemi mbaruar njësoj…
Etjen Xhafaj: Edhe unë me shokët e mi kam diferenca në mënyrën se si jetojmë. Dhe nga çfarë do më afrohej atje dhe këtu ka diferenca të jashtëzakonshme. Unë llogarinë e bëra edhe atje edhe këtu dhe më dilte që pavarësisht kostove do kthehesha në Shqipëri. E dyta më dilte që kosto atje…
Ndër të tjera Xhafaj u shpreh se lëvizja nga një stad i shoqërisë në një stad tjetër në Shqipëri është më e lehtë se në vendet jashtë teksa shtoi se në vendin tonë talenti vlerësohet më shumë./ S,M