Qeveria mori nismën për faljën e gjobave të vendosura për ndërtimet pa leje në zonat ruale, po ndonëse nga PD cilësohet si veprim që synon “blerjen e votave”, kanë propozuar që të zgjerohet fsha e përfituesve.
Kreu i PD-së Sali Berisha tha dje se partia që drejton do propozonte edhe elementë të tjerë në këtë projektligjtë. “Do kërkojmë në Kuvend faljen e të gjitha gjobave dhe kamatë vonesave që ekzistojnë për energjinë elektrike.
Gazi ka përgatitur një amendament dhe është dorëzuar në parlament, ne do kërkojmë faljen e të gjitha gjobave dhe kamatë vonesave që ekzistojnë për energjinë elektrike, për të gjitha shtresat në nevojë dhe bizneset e vogla pa përjashtim”, tha ai.
“Ligji i blofit ishte ligji i faljes së gjobave që nuk janë gjoba sepse asnjë gjobë e vendosur mbi atë nen të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, jo vetëm që nuk mund të kërkohet, por detyrohet shteti, dhe i garantoj ata që i kanë paguar se qeveria e PD do t’i rikthejë ato gjoba.
Përderisa gjykata e ka gjetur antikushtetues nenin, qindarkë për qindarkë, kushdo që paguar gjobë mbi atë nen, do marrë gjobën mbrapsht”, u shpreh kreu i selisë blu. Dhe këtë do e realizonte nëse PD do merrte pushtetin, edhe me ulje të çmimit, ku ‘që në 100 ditët e para do përcaktohet kuadri ligjor i çmimeve të energjisë elektrike në përputhje me rrogat dhe pensionet’.
Berisha premtoi rroga të lartë, pensione dhe minimum jetik, teksa akuzoi qeverinë për gjendjen ekonomike të vendit.