Putin: E ftoj SHBA-në të zhvillojmë “duel raketor” në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të zhvillojnë një “duel raketor” në tokën ukrainase për të treguar se raketa e re balistike hipersonike Oreshnik nuk mund të kapej nga asnjë sistem i mbrojtjes raketore amerikane.

Në fjalimin në konferencën vjetore, Vladimir Putin përsëri edhe një herë faktin se raketa Oreshnik është e pakapshme nga sistemet mbrojtëse amerikane, shkruan A2.

“Nuk ka asnjë shans për të rrëzuar këto raketa. Nëse ekspertët perëndimorë mendojnë se Oreshniku mund të rrëzohet, ne i propozojmë atyre që të kryejmë një lloj eksperimenti teknologjik, një duel të teknologjisë së lartë të shekullit XXI, le të përcaktojnë ndonjë objekt, le të themi, në Kiev, të përqendrojnë të gjitha forcat e tyre të mbrojtjes ajrore dhe raketore atje, dhe ne do ta godasim atë me Oreshnik dhe shikoni se çfarë do të ndodhë”, tha Vladimir Putin, President i Rusisë.

Sipas Putin, situata në luftë po ndryshon ndjeshëm. Rusia është në proces të arritjes së qëllimeve të saj prioritare, tha presidenti.

“Më duhet të them që situata po ndryshon në mënyrë dramatike. Ju e dini mirë këtë, thjesht dua ta konfirmoj. Lëvizja po zhvillohet çdo ditë në të gjithë vijën e frontit. Dhe siç e thashë tashmë, nuk po flasim për avancimin e 100, 200, ose 300 metrave, luftëtarët tanë po marrin dhe po rimarrin territore me kilometra katrorë – dua të theksoj- po i marrim territore çdo ditë”, tha Putin.

Putin përsëriti gatishmërinë e tij për të negociuar një fund të luftës në Ukrainë. Sipas tij Rusia nuk ka parakushte për negociatat. Ai ishte gjithashtu i përgatitur të bënte pranime, tha Putin në përgjigje të një pyetjeje nga transmetuesi amerikan NBC. “Politika është arti i kompromisit.” Në të njëjtën kohë, kreu i Kremlinit akuzoi edhe një herë Ukrainën për bllokimin e negociatave. Sakaq, Putin nuk e konsideron dështimin largimin e Bashar Al-Assad nga Siria.

Lexo edhe :  Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë

“Ju siguroj se nuk është dështim. Ne erdhëm në Siri 10 vjet më parë në mënyrë që të mos krijohej një enklavë terroriste si ajo që kemi parë në disa vende të tjera si në Afganistan, në përgjithësi, ne i kemi arritur qëllimet tona, madje edhe ato grupe që dikur luftuan me Asadin regjimit, edhe ata me forcat qeveritare kanë pësuar ndryshime të brendshme”, u shpreh Putin.

Në konferencën vjetore për shtyp dhe konsultimin publik, Putin tradicionalisht flet për problemet më urgjente të vendit. Përveç temës së luftës, Putin ka prekur edhe ekonominë dhe çështjet sociale.

Të fundit

Do të moderojë “Big Brother VIP Fan Club”/ Këshilla e Enxhi Nasufit për Heidi Bacin

Në emisionin e mëngjesit në “Top Albnia Radio” është folur për moderimin e “BIG BROTHER Fan Club” që do...

Belgjika do ndalojë cigaret elektronike nga Janari 2024

Nga janari i vitit 2024, Belgjika do të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike (vape-s)...

Kokëfortësia e dilemës evropiane

Dremush Shasha Dje liderët e Bashkimit Evropian takuan liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa sot do të vazhdojnë samitin e BE-së me diskutimin rreth mbështetjes së...

Begaj: Sfida e medias, përballja me fake news! Përdorni pushtetin me përgjegjësi

Në pritjen e organizuzar me përfaqësuesit e medias me rastin e festave të fundvitit, Presidenti Bajram Begaj e cilësoi rolin e medias si kontributore dhe thelbësore...

SPAK, ditëlindje mes sfidash/Aktualisht ka 2 çështje të nxehta, po hetohen dhe biznesmenë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv analizoi arritjet e SPAK, në 5-vjetorin e krijimit të tij. Ai tha se...

Lajme të tjera

Web TV