Vota e diasporës/ Celibashi: KQZ po punon për të realizuar të gjitha sfidat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar pothuajse të gjitha aktet nënligjore të nevojshme për mundësimin e votës nga diaspora në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, theksoi se procesi përgatitor është një sfidë e madhe për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion. Në kuadër të takimit të 4-t vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, Celibashi theksoi se angazhimi i të gjithë aktorëve do të mundësojë një proces të besueshëm për të gjitha palët.

“Që prej fundit të vitit 2020, kemi punuar për të mundësuar votimin e diasporës. Procesi i përgatitjes për votën më 11 maj 2025 do të ndodhë, përtej spekulimeve të gjithkujt. Rezultati i votës së diasporës do të jetë pjesë e përgjithshme e rezultatit të votës së shqiptarëve.

KQZ ka miratuar thuajse tërësisht aktet nënligjore për këtë proces dhe po ndërtojmë platformën elektronike për regjistrimin e votuesve nga jashtë. Ka sfida të tjera, pasi procesi është mjaft kompleks. Përgatitja për herë të parë të votës nga jashtë për gjashtë muaj është një sfidë. Mbetet e rëndësishme nëse të gjithë aktorët dhe KQZ do të punojnë ngushtësisht për t’i përballuar këto sfida.

Mendoj se nëse ky proces do të realizohet dhe do të ketë besimin e të gjitha palëve, ai do të jetë në dobi të gjithë procesit zgjedhor në tërësi. Nëse nuk ka besim nga palët, mund të jetë në dëm për të gjithë procesin zgjedhor. KQZ po punon për të realizuar të gjitha sfidat. Për fat të keq, koha është e kufizuar, por do t’ia dalim”, tha Celibashi.

Celibashi theksoi gjithashtu se shteti shqiptar do të mbulojë kostot e shërbimit postar për dërgimin dhe kthimin e fletëve të votimit, një masë që sipas tij, mbështet dhe nxit votën e diasporës.

Lexo edhe :  Shqipëria gati të prekë ëndrrën BE?/ Ja çfarë thotë eksperti për çështjet e integrimit

 

 

“Procesi është një sfidë për KQZ dhe për aktorë të tjerë që duhet të angazhohen në këtë proces për lehtësimin e procedurave teknike për regjistrimin dhe votimin e diasporës. Shteti shqiptar nuk do të paguajë vetëm për dërgimin e fletëve të votimit, por edhe për kostot e shërbimit postar, përfshirë kthimin e fletëve të votimit, dhe ky vendim është pozitiv në kuadër të nxitjes së mundësimit real të votës së diasporës”, u shpreh ai./  S.M

Të fundit

Noka e shtyu me forcë, Shehaj: Atë që s’bëri PS, e bëri ish-kolegu im

Ndërsa Flamur Noka mbante fjalën në Kuvend, deputeti Agron Shehaj ishte live në Facebook. Noka e largoi me forcë...

Amnistia e gjobave, Qefalia: Nuk ka asnjë efekt elektoral, e politizuar nga opozita

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia thotë se amnistia e gjobave për zonat rurale është politizuar nga opozita. I ftuar në një intervistë televizive, Qefalia...

‘Google Maps’ zbardh misterin e një vrasje njëvjeçare, imazhet ‘nxjerrin zbuluar’ autorët

Autoritetet spanjolle kanë zbuluar një mister vrasjeje njëvjeçare me një asistencë të papritur nga Google Street View. Policia Kombëtare arrestoi së fundmi dy individë në...

Mandarinat shqiptare të bllokuara në BE, Resuli: Dy pesticide të rrezikshme!

Presidenti i Urdhrit të Veterinerëve Ervin Resuli i cili një ditë më parë bëri publik skandalin e mandarinave shqiptare të bllokuara në BE tha...

Përplasje në Kuvend/Noka shtyn Shehajn nga foltorja dhe i hedh telefonin në tokë: Mu hiq!

Përplasje në Kuvend mes Flamur Nokës dhe Agron Shehajt. Largohu mos më detyro të flas më shumë, je bërë klouni i veliajt këtu. Hapuni çuna, nuk...

Lajme të tjera

Web TV