Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në orët e vona të mbrëmjes se kaluar ligjin për faljen e gjobave të papaguara në zonat rurale dhe qytet për ndërtimet pa leje të vendosura nga 1 Janari i 2015 deri në 30 nëntor të vitit 2024.
Ky ligj u miratua me 73 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Gjithashtu amistohen gjobat për shkeljen e rregullave në pandemi dhe të AKU për subjektet bujqësore e blegtorale në fshat, në këtë periudhë.
Po ashtu u rrëzua amendamenti i grupit parlamentar të Partisë Demokratike për anulimin e detyrimeve të prapambetura.
Debate të ashpra dhe tensione pati në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës për shumë çështje. Nuk munguan as akuzat mes deputetëve dhe ministrave.
Një situatë tensioni ishte dhe ajo mes Flamur Nokës dhe Agron Shehajt. Ky i fundit bllokoi foltoren dhe u nxor nga salla nga garda e Republikës pas përplasjeve me Nokën./ S,M