Sfida e mazhorancës për zgjedhjet e 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ishte dje në takimin vjetor të Këshillit Kordinues të Dasporës, ku theksoi rëndësinë e votës së tyre dhe sfidat që ka qeveria shqiptare për të drejtën e votës në Diasporë, nisëm kjo që vjen për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar.

Në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, Kryeministri Edi Rama shprehu vlerësimin për rolin e rëndësishëm që diaspora shqiptare ka luajtur në zhvillimin ekonomik dhe përpjekjet për forcimin e lidhjeve me atdheun.

Ai e cilësoi procesin e votës së diasporës një sfidë komplekse dhe me rëndësi historike, duke theksuar se kërkon bashkëpunim dhe përkushtim përtej ndasive politike.

Një nga çështjet kryesore që u diskutua në këtë takim ishte vota e diasporës. Kryeministri Rama pranoi se ky proces ka qenë i vështirë dhe i vonuar për shkak të nevojës për një vullnet më të gjerë politik sesa ai i një shumice qeverisëse.

Megjithatë, ai theksoi se tashmë janë bërë përgatitjet për të realizuar këtë të drejtë për herë të parë në historinë demokratike të Shqipërisë. “Vota e diasporës është një proces i lidhur me një vullnet që shkon përtej ndasive partiake. Kjo është arsyeja pse ka qenë një mision i vështirë.

Megjithatë, si rezultat i punës së Këshillit Koordinues të Diasporës, sot jemi në prag të një procesi zgjedhor që do t’i mundësojë diasporës të votojë me postë nga vendet ku jeton,” tha Rama. Ai shtoi se sfidat teknike për këtë proces janë të mëdha, por me përvojën e herës së parë, procedurat do të bëhen më të thjeshta për të ardhmen.

Kryeministri u ndal në progresin e bërë në ndërtimin e një strategjie kombëtare për të forcuar marrëdhëniet mes shtetit dhe diasporës. Sipas tij, këto përpjekje po konkretizohen jo vetëm në aspektin politik dhe kulturor, por edhe në shërbimet konsullore dhe financiare.

Rama theksoi se diaspora shqiptare ka qenë një mbështetje e madhe për vendin, jo vetëm përmes remitancave – që sipas tij kanë arritur afro 100 milionë euro më shumë këtë vit – por edhe si pjesë e rritjes së pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë.

Lexo edhe :  Haradinaj “nxin” Kurtin para Ramës: Mbështet interesat e Rusisë dhe Serbisë

“Në të kaluarën, marrëdhënia mes shtetit dhe diasporës ishte pothuajse inekzistente. Sot jemi në një pikë ku kemi një strategji kombëtare, një koordinator shtetëror dhe një organizim të qartë. Gjithsesi, mbetet ende shumë për të ndërtuar mbi këtë bazë,” u shpreh kryeministri.

Aksesi në shërbime për diasporën

Në vijim të fjalës së tij, Rama foli për digjitalizimin e shërbimeve konsullore dhe përpjekjet për t’i bërë ato më të lehta dhe të aksesueshme për shqiptarët jashtë vendit.

“Sot kemi shërbime të digjitalizuara përmes platformës E-Albania, dhe vitin e ardhshëm do të prezantojmë një model të ri të inteligjencës artificiale për këtë platformë. Asistenti digjital do të ofrojë shërbime të personalizuara përmes video-thirrjeve, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe më efikas,” njoftoi kryeministri.

Një tjetër zhvillim pozitiv që ai përmendi ishte vendimi i Gjermanisë për të hequr kufizimin e nënshtetësisë unike. “Kjo hap rrugën për shqiptarët që kanë marrë nënshtetësinë gjermane të rimarrin nënshtetësinë shqiptare. Ministria e Jashtme duhet të garantojë një shërbim të shpejtë për këtë proces,” tha Rama. Një aspekt tjetër i rëndësishëm që u trajtua në takim ishte ruajtja e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë.

Kryeministri vuri në dukje se aktualisht rreth 20 mijë fëmijë ndjekin kurse të gjuhës shqipe, ndërsa pranoi se ka ende kurse që nuk janë regjistruar ose për të cilat mungojnë të dhëna. Ai theksoi nevojën për përmirësimin e koordinimit dhe organizimit për të rritur aksesin në këto kurse.

Në përmbyllje të takimit, kryeministri Rama theksoi rëndësinë e ruajtjes së lidhjeve mes diasporës dhe Shqipërisë, duke nënvizuar se investimi në këtë marrëdhënie është jetik për të ardhmen e vendit dhe për identitetin kombëtar.

Të fundit

Ndarja e “Medaljeve”, Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare

U zhvillua sot ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantët dhe studentët më të mirë të...

2025 shpallet “Vit i shenjtë”! Papa Françesku: Falje jubilare mëkatesh

Mbrëmjen e sotme, në prag të Krishtlindjes, Papa Françesku hap “Vitin e Shenjtë”, një ngjarje tradicionale fetare e një pelegrinazh solemn në Bazilikën e...

Pse është aq e vështirë lënia e duhanit?

Një studim i ri tregon se 43 për qind e femrave që e lënë duhanin gjatë kohës së shtatzënisë i rikthehen atij përsëri pak...

“I kapa telefonin, çfarë nuk pashë”/ Xumi tregon si zbuloi tradhtinë e partneres

Xum Allushi, një ndër personazhet që është bërë pjesë e Big Brother VIP4, ka rrëfyer sesi është tradhtuar nga partnerja e tij. Ai tha se...

Tradita e festës shumë më e hershme se sa krishtërimi vetë/ Historia e Krishtlindjeve

Krishtlindjet janë sot festa kryesore e fesë së krishterë, por tradita e festave përreth kohës së Krishtlindjeve është shumë më e hershme se sa...

Lajme të tjera

Web TV