Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku komentoi sulmin ndaj ambasadës shqiptare në Ukrainë.
Në ‘Studio Live’, Çollaku thotë se kjo ngjarje është një akt lufte ndaj vendeve të NATO-s.
‘Brutale, nuk ke thënë asgjë. Duhen qartësuar rrethanat. Dëgjova dhe ambasada të tjera. Në vlerësimin tim nuk mund të ndodhte ndryshme. Është akt lufte. U goditën tre ambasada të vendeve të NATO, të Ballkanit Perëndimor. Kalon dimensionin e një incidenti. I takon NATO për të ndërmarrë masat. Nuk e di nëse ju kujtohen lajmet për provokime ruse, mesa duket po fillojnë. Duhen filluar diskutimet me urgjencë.’/E.T