Donald Trump, ka paralajmëruar Bashkimin Europian se duhet të angazhohet për blerjen e sasive të mëdha të naftës dhe gazit amerikan ose në të kundërt do të përballet me tarifa.
“I thashë Bashkimit Evropian se ata duhet të plotësojnë deficitin e tyre të jashtëzakonshëm me Shtetet e Bashkuara me blerjen në shkallë të gjerë të naftës dhe gazit tonë. Përndryshe, do të ketë TARIFA deri në fund!!!”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.
Kërcënimi i Trump vjen pas propozimeve të bëra tashmë nga Brukseli i cili kërkon të blejë më shumë gaz natyror të lëngshëm nga SHBA, pasi shikohet si një mjet shpëtimi për bllokun për faktin se Rusia ngadalësoi furnizimet me lëndë djegëse fosile pas pushtimit të saj në shkallë të plotë të Ukrainës. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha në nëntor se BE do të konsideronte blerjen e më shumë sasie gazi nga SHBA./e.t