Autori i masakrës në Magdeburg/ Psikiatër, anti-islam, fans i AfD-së dhe Elon Muskut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E kapën njëqind metra larg vendit të masakrës. Policia e ndaloi pranë një stacioni tramvaji, ai u shtri në tokë për t’u prangosur pranë BMW-së së marrë me qira, i qetë. Por, mes disa sekondave të masakrës dhe arrestimit, Taleb Al Abdulmohsen arriti të postonte disa video të çmendura, të cilat mund të jenë një nga çelësat për të kuptuar masakrën e Krishtlindjeve që tronditi Gjermaninë.
“Jam i persekutuar nga gjermanët”, pohon ai në video. Në një postim në X (ish-Twitter) shkruan: “Sokrati u vra nga grekët dhe askush nuk pagoi. Nëse duhet bërë drejtësi, atëherë ajo duhet të ndalojë islamizimin e Evropës”.

Duke ndjekur mbrapsht biografinë e tij, përmes aktivitetit të tij intensiv në X, intervistave të tij dhe gjurmëve të jetës në qytetin ku jetonte, Bemburg, del në pah profili i një degradimi të ngadaltë, por të pandalshme, të një qytetari model. Del historia e një mbërritjeje në Gjermani që nisi me perspektivat më të mira, si refugjat plotësisht i integruar, dhe e një biografie që doli jashtë shtegut për shkak të një fanatizmi në rritje kundër islamit, që e kishte çuar ish-refugjatin të përqafonte teza dhe figura të spikatura të ekstremit të djathtë bashkëkohor, nga Elon Musk te Alice Weidel, duke kaluar te kreu i Identitarëve, Martin Sellner.

Lindja dhe mbërritja në Gjermani
I lindur në vitin 1974 në Hufuf, Arabi Saudite, Taleb Al Abdulmohsen mbërriti në Gjermani në vitin 2016, pasi përfundoi specializimin në psikiatri.

Angazhimi për gratë
Fillon punë në një klinikë në Bemburg, në Saksoninë-Anhalt, rreth pesëdhjetë kilometra në jug të Magdeburgut. Në ato vite, profili i tij dukej ai i një emigranti të integruar dhe bujar: Al Abdulmohsen angazhohet për gratë saudite që duan të ikin nga regjimi dhe “nga përdhunimet e tutorëve të tyre meshkuj”, siç tregon në vitin 2019 për “Frankfurter Rundschau”.
“Jam personi më kritik ndaj Islamit në histori”, rrëfehet ai për gazetën gjermane. Pasojnë intervista të tjera: me gazeta të mëdha gjermane, me BBC.

Lexo edhe :  'Oqeani' sipas Trump apo Roosevelt?

Në atë kohë, Al Abdulmohsen kishte ende besim në sistemin gjerman të azilit, që “mund t’u dhurojë grave lirinë”. Sidomos bashkëkombëseve të tij të shtypura nga një monarki islamike. Dhe ai vetë e fitoi statusin e refugjatit në vitin 2016, sepse pretendonte se refuzimi i tij i plotë ndaj Islamit e kishte ekspozuar ndaj kërcënimeve me vdekje nga fanatikët. Por në vitet që pasuan, diçka shkoi keq.

Ndryshimi
Al Abdulmohsen filloi të postonte video gjithnjë e më të gjata, gjithnjë e më të çuditshme. Psikiatri dukej sikur kishte humbur besimin te Gjermania dhe po radikalizohej. Në X, ai sulmonte gjithnjë e më shpesh vendin që e mirëpriti, duke e fajësuar se “gjuan refugjatët sauditë brenda dhe jashtë vendit për t’ua shkatërruar jetën”. Pohonte se Gjermania dëshiron të “islamizojë Evropën”, postonte një foto të ish-kancelares Angela Merkel me mbishkrimin në anglisht: “E kam shkatërruar Evropën”.

Musk dhe AfD
Dhe një ide fikse filloi t’i pushtonte mendjen. Që bashkatdhetarët e tij kërcënoheshin nga “autoritetet” gjermane, që për ateistët si ai, Gjermania preferonte “xhihadistët”. Në faqe amerikane anti-islame filloi të kërkonte mbylljen e kufijve. Dhe rrëshqitja e tij shkoi aq larg, sa filloi të simpatizonte ekstremizmin e djathtë, gjerman dhe global.
I pëlqente teknosovranisti Elon Musk, admironte të djathtën ekstreme gjermane, për të cilën shkruante: “Kush, përveç AfD-së, lufton Islamin?”. Gjeti ngushëllim, në urrejtjen e tij të thellë kundër myslimanëve, edhe te kreu i Identitarëve, Martin Sellner. Dhe Alice Weidel-it, kreut të AfD-së, Al Abdulmohsen i shkroi drejtpërdrejt në X: “E majta është e çmendur, na duhet AfD për të mbrojtur policinë”.

Dikush vuri re ato postime, ato komente gjithnjë e më agresive. Sipas mediave gjermane, autoritetet saudite i kishin sinjalizuar Berlinit për ato çmenduri në rritje. Por askush nuk veproi. Madje as kur pranë profilit të Taleb Al Abdulmohsen u shfaq një mitraloz./e.t

Të fundit

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat...

“Gjenerata Alpha”/ Nga “cringe” në “NPC”, termat më të përdorur në Google dhe kuptimi

Në zhargonin e brezit të lindur pas vitit 2010 (d.m.th., Generation Alpha ), NPC-të janë njerëz pa personalitet që sillen në mënyrë stereotipe. Në mënyrë tipike, ata vishen në...

A mund ta kurojnë diabetin qelizat staminale?

Një grua 25-vjeçare kineze duket se është shëruar nga diabeti i tipit 1 falë një transplanti të qelizave burimore autologe (d.m.th. të marra nga trupi i saj), të...

Renditja momentale e Superiores, lufta për “Final Four” mbetet e hapur

Sot u luajtën dy ndeshje të vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Partizani fitoi në transfertën e Skënderbeut, ndërsa Dinamo ia doli përballë...

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me dije se temperaturat do të...

Lajme të tjera

Web TV