Bombardimet në Gazë, Papa Françesku: Kjo është mizori, nuk është luftë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku përsëri i ka dënuar bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, duke thënë të shtunën se kjo nuk është luftë, por “mizori”.

Një ditë më herët, një ministër i Qeverisë izraelite e dënoi papën pse kishte sugjeruar që bashkësia ndërkombëtar duhet të hulumtojë nëse lufta e ushtrisë izraelite përbën gjenocid ndaj popullit palestinez.

Françesku e hapi fjalimin e tij të parvjetshëm për Krishtlindje para kardinalëve të krishterë, duke iu referuar sulmeve ajrore të Izraelit të premten në Gazë, ku mbetën të vdekur të paktën 25 palestinezë.

“Dje, fëmijët u bombarduan. Kjo është mizori. Kjo nuk është luftë. Desha ta them këtë sepse të prekë në zemër”, tha Françesku.

Pape, si lider i Kishës Katolike Romake me 1.4 miliardë anëtarë, zakonisht është i kujdesshëm për të mos mbajtur anë në konflikte, por kohëve të fundit, ai ka qenë më i zëshëm në lidhje me fushatën ushtarake të Izraelit kundër grupit militant palestinez Hamas.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Në pjesë të librit të botuara muajin e kaluar, papa tha se disa ekspertë ndërkombëtarë kanë thënë se “ato që po ndodhin në Gazë kanë karakteristikat e një gjenocidi”.

Ministri i Çështjeve të Diasporës i Izraelit, Amichai Chikli, e kritikoi ashpër këto deklarata në një letër të hapur të botuar nga gazeta italiane Il Foglio të premten. Chikli tha se komentet e papës përbënin një “trivializim” të termit gjenocid.

Papa gjithashtu tha të shtunën se ipeshkvi katolik i Jerusalemit, i njohur si patriark, kishte provuar të hynte në Rripin e Gazës të premten për t’i vizituar katolikët atje, por i ishte mohuar hyrja.

Lufta në Gazë filloi kur militantët e Hamasit e sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Lexo edhe :  Rama inspekton kantierin e rrugës Rrile-Hidrovor, batuta me banorët

Prej atëherë, lufta hakmarrëse e Izraelit në Gazë i ka lënë të vdekur mbi 45.000 palestinezë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

Izraeli thotë se të paktën një e treta e të vrarëve kanë qenë militantë dhe thotë se përpiqet të shmangë dëmtimin e civilëve./REL/K.B

Të fundit

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat...

“Gjenerata Alpha”/ Nga “cringe” në “NPC”, termat më të përdorur në Google dhe kuptimi

Në zhargonin e brezit të lindur pas vitit 2010 (d.m.th., Generation Alpha ), NPC-të janë njerëz pa personalitet që sillen në mënyrë stereotipe. Në mënyrë tipike, ata vishen në...

A mund ta kurojnë diabetin qelizat staminale?

Një grua 25-vjeçare kineze duket se është shëruar nga diabeti i tipit 1 falë një transplanti të qelizave burimore autologe (d.m.th. të marra nga trupi i saj), të...

Renditja momentale e Superiores, lufta për “Final Four” mbetet e hapur

Sot u luajtën dy ndeshje të vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Partizani fitoi në transfertën e Skënderbeut, ndërsa Dinamo ia doli përballë...

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me dije se temperaturat do të...

Lajme të tjera

Web TV