Mbledhja e dy Kuvendeve, kritika dhe vizione për bashkëpunim ndërkombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbledhja mes dy Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës u shoqërua me debate të forta dhe mesazhe të ndryshme politike. Gazment Bardhi kritikoi ashpër kryeministrin Rama për mënyrën e adresimit të çështjeve të Kosovës, duke e quajtur një “thikë pas shpine” për pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Rama mbrojti idenë e hapa të njëanshëm për të përmbushur kushtet me Serbinë, ndërsa Elisa Spiropali bëri thirrje për një agjendë të përbashkët strategjike, duke e cilësuar integrimin në BE dhe NATO si prioritet kombëtar për të dy vendet.

Mbledhja e përbashkët mes Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës shënoi një moment të rëndësishëm për bashkëpunimin mes dy vendeve, por gjithashtu nxiti debate mbi qasjen ndaj sfidave rajonale dhe ndërkombëtare. Diskutimet u përqendruan te dialogu Kosovë-Serbi, drejtësia ndërkombëtare, sfidat e integrimit dhe rëndësia e mbështetjes reciproke mes dy shteteve shqiptare.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama mbrojti pozicionin e tij, duke theksuar se Kosova duhet të ndërmarrë hapa të njëanshëm për përmbushjen e kushteve të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Rama theksoi se këto masa nuk duhen parë si lëshime ndaj Serbisë, por si një strategji për të forcuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për të përshpejtuar rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

“Kosova duhet të këputë kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe të lidhë kërthizën e reciprocitetit europianist me BE-në,” tha Rama, duke shtuar se pezmatimi i aleatëve strategjikë me Kosovën ka penguar angazhimet e Shqipërisë për të bërë më shumë për Kosovën në këtë fazë delikate.

Rama u ndal edhe te çështja e drejtësisë ndërkombëtare, duke kritikuar procesin e gjykimit të Hashim Thaçit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të UÇK-së në Hagë. Ai e quajti këtë një proces me standarde të dyshimta dhe propozoi hartimin e një rezolute nga Kuvendi i Kosovës, që do të kërkonte ngritjen e një komisioni verifikimi për të analizuar drejtësinë e procesit.

Rama u shpreh i gatshëm që Kuvendi i Shqipërisë të mbështesë një rezolutë të tillë dhe ta depozitojë atë në institucione ndërkombëtare. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në fjalën e saj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit strategjik dhe të pandashëm mes Shqipërisë dhe Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian dhe euroatlantik. Spiropali nënvizoi se Kosova është prioritet kombëtar për Shqipërinë dhe e ftoi Kosovën të ndërtojë një axhendë të përbashkët me frymëzim evropian. “Të bashkërendojmë plane dhe strategji të mirëkuptuara në rrugëtimin e pandalshëm drejt Evropës.

Lexo edhe :  “K’cimi i Tropojës” në Aeroportin Nënë Tereza/ Rama ndan pamjet në tokën shqiptare

Realizimi i objektivit tonë strategjik, anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe integrimi euroatlantik i Kosovës, janë themeli i të ardhmes sonë,” tha Spiropali. Ajo vuri theksin edhe te rëndësia e marrëdhënieve të Kosovës me NATO-n, duke nënvizuar rolin e kësaj organizate si garantues i sigurisë për Kosovën dhe rajonin. Spiropali shprehu mbështetje të plotë për përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke theksuar se ky është një hap që do të ndodhë së shpejti.

Reagimi i Bardhit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kritikoi ashpër qëndrimin e kryeministrit Edi Rama dhe mënyrën e komunikimit të mesazheve për Kosovën. Sipas Bardhit, shqiptarët nuk duhet t’ia adresojnë këshillat vëllait të tyre në publik, pasi kjo e dobëson pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe dëmton marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve. “Një këshillë e thënë në publik e lëndon vëllanë, e dobëson pozitën e tij në arenën ndërkombëtare dhe është një thikë pas shpine për Kosovën tonë të dashur,” u shpreh Bardhi.

Ai theksoi se Partia Demokratike nuk do të përdorë çështjen e Kosovës për përfitime elektorale, duke apeluar për një qasje më diskrete dhe mbështetëse. Në fund të mbledhjes, të dyja palët ritheksuan rëndësinë e bashkëpunimit strategjik dhe ndërtimit të një vizioni të përbashkët për sfidat rajonale dhe integrimin evropian. Mesazhet e forta për solidaritet dhe kritikat e ndërsjella treguan kompleksitetin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por gjithashtu theksuan nevojën për një qasje të bashkuar në arenën ndërkombëtare.

Të fundit

Humbet kontrollin e mjetit, drejtuesi sëbashku me pasagjerët përfundojnë në lumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar...

Bonusi i fundvitit, pensionistët: Nuk duam të hamë vetëm për vit të ri

Edhe në Berat vijon prej më shumë se dy javësh shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, të cilët bashkë me pensionin kanë marrë...

Tentoi të parakalonte me shpejtësi, përmbyset automjeti në aksin Librazhd-Përrenjas

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 11:00 në vendin e...

Trump vjen në Tiranë, kryeministri Rama zbardh detaje për vizitën

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të vizitojë Shqipërinë gjatë Samitit të NATO-s...

Mbyllja e TikTok-ut/ Rama: Nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë

Kryeministri Edi Rama konfirmoi se rrjeti social TikTok do të mbyllet në Shqipëri. Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, Rama tha se vendimi mbetet...

Lajme të tjera

Web TV