Kërkesë e lartë për gjel deti/ Shitësit në Baldushk: Çmimi i njëjtë, nuk është rritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe këtë vit Baldushku është në krye të listës së shitjeve për gjelin e detit. Për ABC News banorët shprehen të kënaqur me shitjen, ndërsa tregojnë se këtë vit kërkesa është e lartë dhe ka nisur shumë më herët, ndeersa cmimi eeshtee i njeejte me vitin e kaluar.

Në cdo shtëpi të Baldushkut është e pamundur të mos gjesh pula dhe gjela deti. Zona prej vitesh është tashmë e njohur për cilësinë e tyre. Këto ditë dhjetori tufat po pakësohen gjithnjë dhe më shumë, pasi kërkesat për “mbretin” e tryezës së festës janë të mëdha.

Shkurt Karaj ka një ndër tufat më të mëdha në zonë. Ai këtë vit ka mbarështuar mbi 300 pula dhe gjela deti, por shumicën i ka shitur. Rituali është i njëjtë çdo ditë. Tufën e nxjerr në ara për t’i ushqyer në natyrë. Këtë vit çmimi nuk është rritur. Pula tregtohet me 1200 lekë dhe gjeli 1000 lekë.

Karaj shprehet se nëse i shesim nën 12 mijë leke nuk na leverdis. Rritja e shpendëve kërkon shumë punë dhe angazhim, ndërsa tashmë është momenti për të nxjerrë fitimin nga mundi i tyre disa mujor.

“ Nga prilli deri në dhjetor, duan shumë punë e shumë harxhim.”– u shpreh Karaj.

66 vjeçari kujton se edhe në diktaturë familja e tij e kishte traditë rritjen e gjelit të detit.

“ Edhe në kohë të sistemit kemi rritur shumë, pas 90 kemi filluar shumë pastaj, me 200, 300.” – tha ai për mikrofonin e ABC News.

Në oborret e shtëpive dhe tokat me të mbjella të Baldushkut gjelat e detit i sheh kudo. Zeliha Saliu çdo ditë nga mëngjesi deri pasdite vonë qëndron në krye të kësaj are. Teksa pulat dhe gjelat e saj ushqehen në natyrë, ajo është në pritje të blerësve, ndonëse më shumë se gjysmën e i ka të porositura.

Lexo edhe :  Duke çaluar dhe me bastun në dorë, Monika Kryemadhi sërish në GJKKO

“Nga 100, 67 i kam te porositura. Por kërkesat janë më shumë për pula, se gjelat thonë janë më të mëdhenj. Edhe familjet janë të vogla. “

Këtë vit kërkesat kanë nisur shumë herët.

 I duan për ndonjë ditelindje, darkë familjare se për vitin e ri porosite i marrim në 30 31.” – u shpreh Salihu.

Gjelat e Baldushkut njihen për cilësinë e tyre jo vetëm në rrethinat e Tiranës, por edhe më gjerë. Sipas Zelihasë sekreti është tek rritja dhe ushqyerja e tyre.

I grijmë jonxhe kur janë të vegjël, e përziejmë me miell misri dhe e ushqejmë.  U japim edhe ullinj. Edhe mishin e bën më të shijshëm, unë kam gati dy muaj që shkon cuni te fabrika dhe e perziejnë ushqimin e del i shijshëm.” – tha Zeliha Salihu për ABC News.

Gjeli i detit është produkti kryesor në tryezën e shqiptarëve natën e ndërrimit të viteve. Mbarështimi i tyre është tashmë traditë e banorëve të Baldushkut dhe cdo vit kanë blerësit e tyre besnikë. Pas hapjes së tregut në ditët e fundit të vitit banorët e këtij fshati zhvendosen atje për të shitur pjesën e mbetur të tufës. /   S,M

Të fundit

Ku po shkojmë aktualisht ne shqiptarët?

Nga Spartak Ngjela A do të dijë qeveria aktuale, që po drejton Shqipërinë, të jetë e aftë të kuptojë se...

Gjelat e detit të Baldushkut/ Tradita vazhdon, po a do ndryshojë çmimi këtë vit?

Këtë vit çmimi i gjelit të detit nuk do të ndryshojë për qytetarët. “Dhjetë mijë lekë do të kushtojë kilogrami gjelit, dymbëdhjetë mijë lekë pula...

Gati 27 mijë bare dhe kafene në vend, kryesojnë Tirana e Vlora

Në qendër të qyteteve, cepat e lagjeve apo buzë rrugëve ku kalojnë njerëz e makina… në Shqipëri ka 26 mijë e 600 bar-kafene. Biznesi...

“Jo se është çelësi magjik, por…”/ Kushi tregon si u mor vendimi për mbylljen e Tik Tok

Evis Kushi, ish-ministre e Arsimit, e ftuar në një studio televizive, zbuloi se si qeveria arriti deri në vendimin për mbylljen e TikTok-ut në...

Linja hekurudhore Tiranë-Durrës/ Sa shpejt mund të arrini në Aeroportin e Rinasit?

Vënia në punë e linjës hekurudhorë Tiranë-Durrës- Rinas është një nga projektet që do të “shpëtojë” trafikun e rënduar në këtë trekëndësh. Nisur nga...

Lajme të tjera

Web TV