Bardhi përplaset me Policinë: S’kemi ardhur për dhunë, devijoni trafikun!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nisin përplasjet e para mes përfaqësuesve të opozitës dhe Policisë te Sheshi Uillson. Tubuesit kanë bllokuar rrugën dhe qarkullimin, teksa uniformat blu të bëra gardh kërkojnë lirimin e aksit, teksa moti i keq me reshje shiu ka ndikuar në pjesëmarrjen e ulët.

Policia paralajmëroi lirimin e rrugës, por kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi u përball me ta, duke thënë se tubimi është i ligjshëm dhe s’ka nevojë për leje në Polici.

Gazment Bardhi: Jemi paqësor, na keni rrethuar. Ju lutem mos provokoni protestuesit, kemi të drejtën për të protestuar Mos ndërhyni, kam të drejtë kushtetuese!

Policia: keni bllokuar rrugën, po shkelni ligjin, lirojeni!

Bardhi: Rrugën do ta bllokoj, nuk do ta bëj te ballkoni shtëpisë tuaj, nuk keni të drejtë të pengoni qytetarët. Është detyra juaj të merrni masa të devijoni trafikun. Garantoni lëvizjen e qytetarëve, merrni masat, ka vendim të Gjykatës Kushtetuese që thotë në raste tubimi nuk merret leje, por njoftohet. Ne ju kemi njoftuar.

Policia: Nuk keni marrë leje për rrugën, po shkelni ligjin, duhet të lironi rrugën!

Bardhi: Nëse doni ndihmë për trafikun ju ndihmojmë ne. Unë po flas për ligj dhe uniformë, jeni me uniformë. Më thoni ku po e shkel ligjin. Devijoni trafikun më poshtë. Nuk kemi qëllim bllokimin e lirisë së qytetarëve. Ju garantoni tubim dhe lëvizjen e lirë, jemi paqësisht, s’kemi ndërmend për akte dhune. Respektoni Kushtetutën dhe Ligjin, ndaj mos ndërhyni. Nuk ka qytetarë të dorës së parë dhe dorës së dytë, ku disa kanë të drejtë dhe disa jo.

Policia: Duhet të lironi rrugën… (thirrje me megafon)

Luan Baçi: Mos fol me megafon, po bën gabim o burrë…!

Lexo edhe :  Tubimi i opozitës më 23 dhjetor, zbardhet skenari, ja rrugët që do të bllokohen

Policia me megafon: Hapni rrugën, të nderuar qytetarë, po shkelni ligjin. Do zbatojmë ligjin, lironi rrugën.

Bardhi: Është e drejtë kushtetuese, zbatoni ligjin…/K.B

Të fundit

“Thjesht krizë trafiku”, Minxhozi komenton protestën e opozitës: Pjesëmarrja e Berishës…

Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar protestën bllokuese të opozitës, thotë se është një krizë trafiku dhe jo politike. Në...

Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…

Nga Lutfi Dervishi I njëjti skenar: Opozita shpall ditën dhe orën e mosbindjes civile. Bllokohen për tre orë pesë nyje kryesore të qarkullimit në Tiranë....

“E kaluara që na intrigon…”, Meri Shehu paralajmëron shenjat për javën e fundit të vitit

E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, astrologia Meri Shehu bëri parashikimin për javën e fundit të Dhjetorit, por dhe të viti...

Shiu nuk i ndali demokratët, mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë

Protesta e thirrur nga opozita në kuadrin e mosbindjes civile, e cila u mbajt në Tiranë, për pothuajse 3 orë, ka tërhequr vëmendjen e...

Pas tre orësh, mbyllet protesta e opozitës, deputetët e PD-së nisen drejt selisë blu

Mosbindja civile e opozitës në pesë pikat kyçe të kryeqytetit, konkretisht në Sheshin Willson, Pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit dhe...

Lajme të tjera

Web TV