Marrëveshja me Shqipërinë, Meloni synon rifillimin e emigrantëve në Gjadër nga janari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria italiane synon të rifillojë nga janari i vitit të ardhshëm transferimin e emigrantëve në Shqipëri, pas dy lundrimeve të pasuksesshme më 15 tetor dhe 8 nëntor, ku anija Libra solli 16 dhe 8 emigrantë në Shëngjin, ndalimi i të cilëve u anulua pas nga gjykata e Romës.

Meloni pritet të mbledhë sot në orën 15:00 në Palazzo Chigi, ministrat e Brendshëm, të Jashtëm, të Mbrojtjes dhe ata për Marrëdhëniet me Evropën, së bashku me nënsekretarin Alfredo Mantovano dhe këshilltarin diplomatik Fabrizio Saggio.

Duke komentuar faktin se qendrat në Shqipëri ende nuk kanë marrë hovin e pritshëm, kryeministrja Meloni shprehet se mund të jetë “optimiste”, duke u bazuar në disa aspekte të vendimit të fundit të Gjykatës së Kasacionit.

Edhe pse vendimi përmban qëndrime negative për projektin e qeverisë, për Melonin “gotën mund ta shohim gjysmë plot”, pasi gjyqtarët “në thelb kanë dhënë të drejtë për përcaktimin e listës së vendeve të sigurta, ndërsa magjistratët mund të shqyrtojnë raste specifike në lidhje me një vend të sigurt, por nuk mund ta refuzojnë në tërësi këtë qasje”.

Kryeministrja Meloni theksoi rëndësinë e të menduarit “jashtë skemave tradicionale,” duke kujtuar se Italia ishte vendi i parë që nënshkroi një marrëveshje me një shtet jashtë BE-së për menaxhimin e emigracionit.

“Kemi pasur disa sfida në interpretimin e rregullave, por po i tejkalojmë,” u shpreh ajo.

Marrëveshja u firmos nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e italisë, Giorgia Meloni më 6 nëntor 2023 në Romë./    S,M

Të fundit

Drejtoria e Policisë përgënjeshtron Berishën, hedh dritë mbi ngjarjet e protestës

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Policia e Shtetit përgënjeshtron si tërësisht të pavërtetë deklaratën në media të z....

“Thjesht krizë trafiku”, Minxhozi komenton protestën e opozitës: Pjesëmarrja e Berishës…

Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar protestën bllokuese të opozitës, thotë se është një krizë trafiku dhe jo politike. Në një intervistë për një emision...

Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…

Nga Lutfi Dervishi I njëjti skenar: Opozita shpall ditën dhe orën e mosbindjes civile. Bllokohen për tre orë pesë nyje kryesore të qarkullimit në Tiranë....

“E kaluara që na intrigon…”, Meri Shehu paralajmëron shenjat për javën e fundit të vitit

E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, astrologia Meri Shehu bëri parashikimin për javën e fundit të Dhjetorit, por dhe të viti...

Shiu nuk i ndali demokratët, mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë

Protesta e thirrur nga opozita në kuadrin e mosbindjes civile, e cila u mbajt në Tiranë, për pothuajse 3 orë, ka tërhequr vëmendjen e...

Lajme të tjera

Web TV