“Më thanë tradhtare”/ Elhaida Dani flet për paragjykimet ndaj lidhjes me Ledianin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elhaida Dani, drejtuesja artistike e Festivalit të 63, ka ndarë me publikun historinë e saj të betejës me paragjykimet që kanë shoqëruar jetën e saj personale. Ajo ka folur për momentet e vështira që ka kaluar, duke përshkruar dashurinë, rrëzimin dhe ringritjen e saj pas vështirësive.

Dani shpjegoi se si dashuria ndaj Ledianit, u kthye në një sfidë të madhe për të, pasi shumëkush nuk e kuptoi dhe e gjykoi.

“Ndonjëherë, nuk janë dritat e skenës ato që të verbrojnë, por janë hijet e paragjykimeve që të ndjekin pas,” tha ajo, duke kujtuar momentet e vështira kur dashuria e saj u shndërrua në një arsye për ta kritikuar.

Ajo rrëfeu se edhe pse u përball me akuza dhe komente të hidhura, duke u cilësuar tradhtare nga ata që nuk e njihnin, përkundër gjithë asaj, nuk dorëzoi shpresën.

“Ka momente në jetën e një artisti ku gjithçka që je, gjithçka që ke ndërtuar vihet përballë një bote që pret të të gjykojë. Ndonjëherë nuk janë dritat e skenës ato që të verbojnë por janë hijet paragjykimeve që të ndjekin pas. Isha në atë sallë, e mbani mend, në atë skenë, duke ndjerë çdo hap, ritëm, dhe po ndodhi ajo që nuk e kishte parashikuar askush. U dashurova!

Nuk ishte një akt, nuk ishte një shfaqje, ishte një ndjesi e pastër. Ajo që për mua ishte magji, për të tjerët u bë thjesht një arsye për të më gjykuar dhe për të më ndëshkuar. E keqja është që ti e ndjen shumë rëndë, shumë thellë si një takë të thyhet papritur dhe rrëzohesh.

Edhe unë u rrëzova, u rrëzova para syve që vëzhgonin çdo lëvizje timen, çdo hap, çdo shikim timin. Vetëm tre ditë mjaftuan që çdo gjë të ndryshonte, komente, sharje, akuza, më paragjykuan, më thanë tradhtare, njerëz që nuk më njihnin, që nuk e kuptonin zemrën time, ndërsa mbeta aty e brishtë, e thyer, por unë jam mësuar të luftoj.

Jam rritur me ëndrrën për të fituar. Jam rritur për të qenë ajo që nëna ime më thotë me krenari; kjo është vajza ime!”, u shpreh Elhaida Dani.

Lexo edhe :  Nuk shkoi në Eurovizion, Elvana Gjata: Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në muzikë

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj nuk arritën të fitonin “Dancing With The Stars”, por fituan njëri-tjetrin. Ndonëse të shumtë ishin ata që e gjykuan këtë raport të lindur mbi fejesën e prishur të balerinit, dyshja duken më të dashuruar se kurrë e më pranë njëri-tjetrit.

Balerini kishte hyrë në këtë format i fejuar me Ditjona Bora, me të cilën kishte pasur një histori dashurie prej 7 vitesh. Në fillim të spektaklit, ish-e fejuara e Ledianit dhe Elhaida kishin një raport të mirë. Në rrjetet sociale, madje ajo komentonte në fotot që këngëtarja publikonte nga skena me balerinin. Por, më pas erdhi ndarja e çiftit./e.t

Të fundit

Liberalizimi i tregut të energjisë, plani përfundon plotësisht në vitin 2025

Tregu i energjisë elektrike do të liberalizohet plotësisht në vitin 2025.Qeveria ka hedhur për konsultim planin Kombëtar për Energjinë...

Moti i keq përfshin vendin: Alarm në Vlorë, probleme me dëborën në Veri

Situatë alarmante në Vlorë, ku gjatë gjithë ditës nuk lejohet dalja në det e anijeve të peshkimit dhe atyre të tonazhit të ulët si...

Po sulmojnë kryq-udhët apo vetë Krishtin?!

Nga Frrok Çupi Në çdo kryqëzim të keq kombi ynë ka provuar se ka humbur shumë jetë në përpjekje me ‘djajtë e vet’. Qysh prej herët...

Nuk shkoi në Eurovizion, Elvana Gjata: Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në muzikë

Elvana Gjata nuk arriti të fitonte çmimin e parë për të shkuar në Eurovizion. Përmes një postimi në rrjetet sociale Gjata, uron këngëtarët fitues të...

Të shpëtojmë Shqipërinë nga mentaliteti i diktaturës së proletariatit

Në një nga rrugicat e vjetra në Tiranës, një parrullë mundet të lexohet zbehtasi edhe sot dhe që është trashëgimi thuajse e harruar e...

Lajme të tjera

Web TV