Pak orë nga bllokimi i Tiranës, thirrja e Berishës për qytetarët: Vetëm një alternativë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në konferencën për shtyp të së hënës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu kërkoi qytetarëve të Tiranës që t’i bashkohen protestës së pasdites, e cila do të zgjasë për 3 orë dhe që do të mbajë gjatë kësaj kohë të bllokuara 5 nga akset më kryesore të kryeqytetit.

Kryedemokrati shprehet se ky akt i radhës i mosbindjes civile bëhet për të gjithë shqiptarët dhe problemet që ata kanë.

“Sot është dita e një revolte, e mosbindjes civile, të PD-së dhe opozitës, në emër të mbi 1.1 milion shqiptarëve që u larguan nga Shqipëria nga ky regjim për shkak të varfërisë dhe privimit të lirive.

Është revolta në emër të 800 mijë pensionistëve, që u trajtuan nga kjo qeveri në mënyrën më çnjerëzore.

Pensionistët e Shqipërisë sot marrin një pension të barabartë me 1 qen shtëpie në Gjermani, që paguhet 130 euro.

Është protesta në emër të qindra mijëra të rinjve, të cilët kanë si alternativë të vetme largimin nga Shqipëria.

Është protesta në emër të qindra mijëra fermerëve, të cilët janë fermerët më të diskriminuar të Europës, më të pambështetur, për të cilët në buxhetin e shtetit, ndonëse japin 20 për qind të prodhimit të brendshëm, ndonëse përbëjnë rreth 40 për qind të popullatës, janë parashikuar gjithsej 44 milionë euro.

Është revolta e mbarë shqiptarëve që duan të jetojnë në Shqipëri.

Që duan të ndërtojnë jetën, mirëqenien dhe të ardhmen në këtë vend ku plaçkiten nga një grup hajdutësh që nuk i kanë pasur kurrë në historinë e vendit.

Kjo protestë, kjo revoltë zhvillohet edhe në shenjën e sakrificës që demokratët janë të vendosur të bëjnë në emër të shqiptarëve në këto prag festash.

Lexo edhe :  Deklarata e SHBA-së për Berishën/ Basha: Asgjë e re! Po përpiqet të mashtrojë militantët

Ndaj ftoj qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë sot në ora 5, marshim në Tiranë, Tirana në duart e qytetarëve”, tha Berisha./e.t

Të fundit

Ku do të jetë stacioni i ri?/ Çdo 30 minuta një tren nga Tirana në Rinas

Vënia në punë e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës- Rinas është një nga projektet që do të “shpëtojë” trafikun e rënduar...

Sherr në tubimin e opozitës, drejtuesit e automjeteve konfrontohen me protestuesit

Në nisje të protestës së opozitës janë bllokuar 6 akse rrugore në Tiranë. Mes rrugëvë të bllokuara është edhe “Zogu i Zi”. Bllokimi i...

Bardhi përplaset me Policinë: S’kemi ardhur për dhunë, devijoni trafikun!

Nisin përplasjet e para mes përfaqësuesve të opozitës dhe Policisë te Sheshi Uillson. Tubuesit kanë bllokuar rrugën dhe qarkullimin, teksa uniformat blu të bëra...

Opozita dhe shiu futin në kaos Tiranën/ Policia paralajmëron ndërhyrje me forcë (Video)

Edhe pse është një ditë më shi dhe sot ka pasur probleme me lëvizjen gjatë gjithë ditës, PD ka vendosur të mos tërhiqet... Sikur të...

Marrëveshja me Shqipërinë, Meloni synon rifillimin e emigrantëve në Gjadër nga janari

Qeveria italiane synon të rifillojë nga janari i vitit të ardhshëm transferimin e emigrantëve në Shqipëri, pas dy lundrimeve të pasuksesshme më 15 tetor...

Lajme të tjera

Web TV