Të “Pashoq” vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special.
Arian Çani rrëfehet sonte ora 21:00, në një intervistë 360 gradë që i përmban të gjitha ngjyrat, nga jeta personale e private e tij, ajo që po ndodh sot me kolegët, me politikën, me shoqërinë, me botën…
Arian Çani me karizmën që e karakterizon hyn në rolin e një personazhi që argëton jo pak.
-Beson në Zot?
Nuk them që nuk besoj, por nuk them as të kundërtën. Nuk e di ku jam tamam. Është një rrugëtim.
-Por nëse ke një hall, thua Ohh Zot?
Pff, edhe mund të ketë dalë. Si ta them, më shumë se sa besimi te Zoti mua më intrigon kur të tjerët flasin për të. Më pëlqen ti pyes për të kuptuar procesin e të tjerëve
-Te një tetori duhet të besosh se si funksionon bota, në bazë të Zotit apo energjisë?
Meqë jemi në Krishrlindje më qëllon të hyj në kishë jo sepse shkoj të lutem, por më pëlqen kulturalisht vendi. Shenjat, figurat që ka atje. Është një aromë atje. Ka diçka që më josh. Është kjo aroma e veçantë atje, por që e harroj. Kjo më ka tërhequr. Edhe historia e Jezusit më tërheq dhe është histori e paparë që na mahnit./ S,M