Barazia gjinore/ Berisha: Muri i patriarkisë është dhunuesi më i egër i lirisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partsë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza për vjedhje ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një takim me anëtaret e Lidhjes Demokratike të Gruas, Berisha u shpreh se nga Shqipëria kanë ikur 70% e të rinjve për shkak të varfërisë.

Gjithashtu, Berisha foli edhe për mungesën e ilaçeve në spital dhe tha se qytetarët ngelin pa mjekim dhe ky është një krim kundër njerëzimit.

“Pardje prita një të ri.

Belindi më thotë do presësh një poet të ri se do të sjellë një vëllim.

E prita poetin e ri, më dorëzoi vëllimin.

Shfletoj vëllimin, në një nga vjershat e tij, titulli ‘Qentë’.

Lexoj, qentë e fronit thoshte, ushqehen me ëndrrat e të rinjve.

Ky i ri, vetë, kishte emigruar, kishte qenë në Amerikë. Nuk rrija dot, tha, erdha prapë. Por nuk kishte sintezë më të vërtetë shekspiriane.

Ushqehen me ëndrrat e të rinjve sepse vjedhjet e tyre për t’u pasuruar vetë nuk kanë më kufi.

Kjo bëri që tirania e varfërisë, tirania e mjerimit të përzërë nga Shqipëria në 9 vite vetëm në hapësirën e BE, 1 milion e 99 mijë shqiptarë, nga të cilët 70 përqind të rinj, djem dhe vajza.

Poeti e kishte të drejtë, këta hanë nga froni i tyre, ëndrrat e të rinjve.

I përzënë nga Shqipëria.

Mund të rreshtojmë një seri problematikash, të dhimbshme me të cilat përballen sot, por ndër më të dhimbshmet janë ato qindra mijëra që përballen me armiq të egër sic janë sëmundjet.

Sëmundja, e thotë Xhon Kenedi, është një nga tre armiqtë më të egër të njeriut.

Dhe ato dëshmi të sjella në publik nga situata katastrofale e Spitalit Onkologjik, por u garantoj se nuk është më ndryshe gjendja në spitalet e tjera, por ai gazetar ka meritën e jashtëzakonshme që bëri një hetim dhe zbuloi gjithçka.

Lexo edhe :  "Kokë e këmbë në EncroChat"/ Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit

Pra, kur ti lë nënat, motrat, vajzat pa mjekimin jetik për të trajtuar sëmundjen malinje, ti kryen një krim kundër njerëzimit sepse këto nuk jetojnë jo për shkak të sëmundjes, por për shkak të mjekimit që nuk marrin, që ua mohon, ua privon.

Fronet e pushtetit pra, ushqehen jo vetëm me ëndrra, ushqehen me jetë njerëzish dhe kjo është një e vërtetë.

PD e ka pasur, e ka dhe do e ketë drejtim themelor të saj betejën kundër murit të patriarkisë.

Për ne, muri i patriarkisë është dhunuesi më i egër se të gjithë të tjerët i lirive dhe të drejtave njerëzore, në rastin konkret grave, vajzave.

Ndaj dhe ne nuk do rreshtim kurrë në përpjekjen tonë të barazisë gjinore.

Të barazisë së burrit me gruan, motrës me vëllain, nënës me babain.

Në atë periudhë që qeverisëm ne patëm disa arritje të pamohueshme. Diferenca e rrogave mes burrave dhe grave ishte 36 përqind, e zbritëm në 17.8 përqind. 17.3 përqind ishte në BE. BE sot e ka 12 përqind. Ju garantoj se ne mandatin e ardhshëm do ta ulim nën nivelin e BE.”/   S.M

Të fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20...

Shpërblime për “të varfërit” e administratës dhe policisë

Qeveria ka vendosur që për festat e fundvitit disa kategori të punonjësve të administratës që paguhen më pak, do të marrin shpërblim nga 10-15...

Linda Rama rrëfen njohjen me kryeministrin/ Martesa me Edin më shkaktoi 3 dorëheqje

Linda Rama ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me njohjen me bashkëshortin e saj, kryeministrin Edi Rama. Ajo tha se për herë të parë...

Përse plakemi më shpejt në dimër? Kujdesi që duhet të tregoni në stinën e ftohtë

Në këto ditë të ftohta kemi folur si duhet të mbrohemi për t’i shpëtuar gripit apo problemeve të tjera që sjell i ftohti. Por,...

Ekonomia në rritje, shkak turizmi dhe ndërtimi! Probleme me bujqësinë dhe industrinë

Teksa ekonomia e Shqipërisë po rritet përtej mesatares se dekadës në tre vitet e fundit, sektorët prodhues, si bujqësia dhe industria që i sigurojnë...

Lajme të tjera

Web TV