Historia e Parashqevi Simakut, Ngjela jep propozimin: I denjë për film

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fillimin e karrierës në vitet ’80, Parashqevi Simaku filloi një karrierë të suksesshme, duke fituar menjëherë zemrat e publikut.

Në një intervistë televizive, avokati Spartak Ngjela shprehu mendimin se suksesi i saj nuk ka qenë aspak rastësor. Duke kujtuar artisten gjatë viteve ’80, ai tha se Simaku, me talentin dhe bukurinë e saj, arriti të tejkalonte kufijtë e artit të kohës.

“Efektin emocional që ajo krijonte në skenë ishte krejt ndryshe nga ai i periudhës. Ajo kishte një mënyrë magjepsëse për të ndikuar te audienca dhe arriti të triumfonte edhe mbi aktorët e mëdhenj që drejtonin Shqipërinë, përmes talentit dhe bukurisë së saj. E dashuronin, e admiruan…”, tha Ngjela.

Sipas avokatit, jeta e kësaj ikone të muzikës shqiptare mori një kthesë të rëndësishme pas emigrimit dhe krijimit të familjes.

“Largimi nga atdheu, larg qendrës së gravitetit, të bën të dukesh si një satelit. Kjo është arsyeja pse shumë të tjerë kanë dështuar. Simaku nuk është e para”, theksoi ai.

“Ajo ishte një këngëtare e bukur, me një zë të jashtëzakonshëm dhe një talent të rrallë. Por kur ke të tria këto, rreziku është gjithmonë aty, dhe shpesh ai vjen nga ata që janë më pranë teje. Tragjedia e Parashqevisë ka ardhur nga bashkëshorti i saj”, shtoi ai.

“Ky moment dramatik është ai që e ka shndërruar atë në një fenomen shoqëror. Njerëzit lidhin dramën e saj me imazhin e bukur që ajo ka pasur. Kjo është një histori tragjike e një këngëtareje të madhe, dhe ndoshta ky është shkaku që ka prekur kaq shumë zemra. Ata që janë xhelozë ndaj saj, e kritikojnë, por kjo shpesh është një shenjë mllefi dhe ndjenjash të papërpunuara”, shprehet Ngjela.

Lexo edhe :  Parashqevi Simaku uron shqiptarët për Krishtlindjet: Ju përqafoj, Zoti ju bekoftë!

Ai e konsideron këtë histori si një material të përshtatshëm për filma dhe romane, dhe parashikon gjithashtu mundësinë e një “sezoni të dytë” në këtë dramë.

“Seria e dytë mund të fillojë kur Simaku të dalë përsëri në skenë. Atëherë do të shohim se si do të ndahet opinioni: ata që do ta duartrokasin dhe ata që, për shkak të xhelozisë, do ta kritikojnë, duke thënë që nuk është më në nivelin e saj. Por ajo mund të shkëlqejë përsëri, ashtu siç ka bërë gjithmonë!”,  përfundoi Ngjela./    S,M

Të fundit

A beson Arjan Çani në Zot?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arian Çani...

Sa herë e ka tradhtuar? Blendi Fevziu çudit: E kam humbur gruan 11 vite vetëm se..

Gazetari i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ditën e sotme ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Ai i është përgjigjur ‘100...

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi...

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me pesticidet në fruta. Ai ka vlerësuar...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Lajme të tjera

Web TV