Kënga “Forever Young” e grupit gjerman Alphaville, nga viti 1984, ka arritur suksesin më të madh në TikTok gjatë këtij viti, ndërsa përdorimi i këngëve të vjetra ka pësuar një rritje të konsiderueshme, sipas raportimeve të “Guardian”.
Nga 50 këngët më të përdorura në TikTok, 20 prej tyre janë nga dekada të mëparshme, duke përfshirë këngë të njohura të grupeve si Bronski Beat dhe këngëtaren Shada.
Toyin Mustapha, kreu i rregullatorit të muzikës në TikTok, theksoi se rrjeti social ka krijuar një “fushë të barabartë loje” për muzikën, duke i dhënë mundësi artistëve të gjejnë audiencë në çdo fazë të karrierës së tyre dhe duke ofruar një mundësi për të dyja, këngët e vjetra dhe të reja, për të marrë “dashuri të barabartë” nga përdoruesit./ S,M