Krishtlindje në “Notre Dame”, meshë të shenjtë për herë të parë pas 5 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë që pas shkatërrimit të saj nga zjarri në prill të vitit 2019, katedralja ikonike “Notre-Dame de Paris” ka pritur besimtarët për meshën e Krishtlindjeve, duke organizuar ceremoninë tradicionale për festën e lindjes së Jezusit.

Kryepeshkopi i Parisit, Laurent Ulrich, i cilu udhëhehoqi meshën,  shprehu  gëzim dhe mirënjohje për restaurimin e katedrales, duke e cilësuar atë si një “dhimbje të fshehur” që ka lënë vend për gëzimin e ribashkimit të besimtarëve me këtë vend të shenjtë. Kryepeshkopi I Parisit u lut për personat e prekur nga katastrofat natyrore dhe për miliona qytetarë të cilët po përballen me luftë në vendet e tyre si në Lindjen e Mesme ashtu edhe në Europën Lindore duke iu referuar Luftës Rusi – Ukrainë.

Mbi 2 mijë besimtarë ndoqën meshën e mesnatës ndërsa radhët e gjata vijonin jashtë objektit ikonik të kryeqytetit Francez.

Pas pesë vitesh restaurim, që ka kushtuar rreth 700 milionë euro, katedralja Notre Dame ne Paris u rihap në 7 dhjetor, duke tërhequr mijëra vizitorë dhe besimtarë.

Në meshën e Mesnatës kryepeshkopi Ulrich theksoi se këto Krishtlindje janë një mundësi për të shprehur dashurinë dhe bujarinë, ndërkohë që po shikohet me shpresë Viti i Shenjtë 2025 i Kishës Katolike.K.K

Të fundit

Me fushatën zgjedhore nisin edhe pritjet e qytetarëve për ndryshime

Nadije Ahmeti   Investimet, puna, arsimi... Këto pak fjalë mund të dëgjoheshin nga tri gra që ecnin në një shesh të...

Xhejms Xhois dhe “Uliksi” i pakapshëm i tij

Nga Leonard Veizi   I njohur për romanin që solli polemika të forta, "Uliksi", ai konsiderohet një nga shkrimtarët më me ndikim të shekullit XX. I përkiste...

Vota e Diasporës/ Bum regjistrimi për të votuar emigrantët më 11 Maj

Regjistrimi për votim nga diaspora ka nisur me një interes të lartë, duke arritur mbi 4100 aplikime vetëm 24 orë pas hapjes së procesit. Aplikimet...

Berisha sfidon Ramën, kërkon debat publik

Ish- kryeministri Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama më një debat publik. Ai i ka kërkuar që mos i premtoj shqiptarëve nga makina,...

Rama: SPAK-u, fryt i vizionit tonë politik, jo i të huajve

Në një deklaratë të gjatë, Kryeministri ka përshkruar angazhimin e Partisë Socialiste në Reformën në Drejtësi, përballjen me akuzat politike dhe sfidat personale si...

Lajme të tjera

Web TV