Rozana Radi debaton me banorin e ri jo VIP: Dil që tani se t’i jap unë 5000 Euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banorët e rinj janë pritur me “këmbët e para” nga vip-at në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. Debatet e nisura gjatë mbrëmjes së djeshme kanë vazhduar edhe përgjatë ditës së sotme.

Së fundmi, ka qenë Rozana Radi, ajo e cila ka marrë rolin e Borëbardhës në mes të “shtëpisë së xhuxhave,” ku jetojnë banorët e rinj të spektaklit dhe është përplasur me njërin prej tyre.

Këngëtarja ka debatuar me Gramosin, i cili ka propozuar të thyejë kutinë e emergjencës që ka 5000 euro. Kjo ka sjellë dhe revoltën e Rozanës e cila i është drejtuar duke e sfiduar nëse largohet nga shtëpia do të jetë ajo që do t’i japë atij shumën prej 5 mijë euro.

“Thyen kutinë për 5000 euro kur ke ardhur për 100 mijë euro? Pash Zotin dil sot. Dil sot se do të jap unë 5 mijë. Po ke ardhur për 5 mijë euro, turp të të vijë. Dil tani se do të ti jap unë.

Po e them publikisht dil se do të ti jap unë, 5 mijë euro i ke nga unë. Të lutem shumë familja ime do vijë sot t’i marrë te shtëpia zotëria 5 mijë euro”, i tha Rozana./   S,M

Të fundit

Linda Rama rrëfen njohjen me kryeministrin/ Martesa me Edin më shkaktoi 3 dorëheqje

Linda Rama ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me njohjen me bashkëshortin e saj, kryeministrin Edi Rama. Ajo tha...

Përse plakemi më shpejt në dimër? Kujdesi që duhet të tregoni në stinën e ftohtë

Në këto ditë të ftohta kemi folur si duhet të mbrohemi për t’i shpëtuar gripit apo problemeve të tjera që sjell i ftohti. Por,...

Ekonomia në rritje, shkak turizmi dhe ndërtimi! Probleme me bujqësinë dhe industrinë

Teksa ekonomia e Shqipërisë po rritet përtej mesatares se dekadës në tre vitet e fundit, sektorët prodhues, si bujqësia dhe industria që i sigurojnë...

2 mld euro shpenzohet në dhjetor, mundësi për ulje historike të nivelit të borxhit

Qeveria ka në dispozicion për të shpenzuar në muajin dhjetor një shumë prej 196 miliardë lekësh (rreth 2 mld euro me kursin aktual të...

Lajme të tjera

Web TV