Mirëpo, Briseida dhe historia e saj me Jorin nuk është edhe aq e panjohur për publikun.
Rreth 2 muaj më parë Briseida ishte pjesë e rubrikës “Pa Filtra” në programin “E Diell”, ku rrëfeu se donte t’i jepte fund martesës me Jorin, pak ditë pas dasmës. Shkak për këtë ishin bërë komentet e njerëzve dhe disa të afërmve të cilët nuk ishin dakort me diferencën 10 vjeçare të moshës mes tyre.
Ashtu siç treguan edhe në klipin prezantues në BBV, Briseida është 10 vjet më e madhe se Jori, gjë që ka bërë njerëzit të shpërthejnë në komente negative në mediat e tyre sociale.
Mirëpo, ajo e ka superuar këtë fazë dhe gjatë hyrjes në BBV tregoi se ishte shumë e lumtur krah Jorit.
Briseida gjithashtu tregoi edhe arsyen prekëse pse ka vendosur të qethë flokët e saj.
Arsyeja ishte sepse shoqja e saj refuzonte të shkonte në festë për shkak të humbjes së flokëve nga kimioterapia e sakaq Briseda vendosi t’i qethte flokët në shenjë suporti ndaj mikes së saj, për të shkuar të dyja njësoj në festë./k.b