Prindërit e gënjyen për ekzistencën e Babagjyshit, letra e vajzës 8-vjeçare bëhet virale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vajzë 8-vjeçare nga Arizona ka shkruar një letër plot zemërim për prindërit e saj pasi zbuloi se Babagjyshi nuk ekzistonte. Pas një diskutimi në shkollë, kur një bashkëmoshatar i tha se Babagjyshi dhe Elfët nuk ishin të vërtetë, ajo u ndje e tradhtuar dhe kërkoi të dinte nga prindërit e saj nëse kjo gjë ishte e vërtetë.

Ata, të gjendur përballë kësaj situate, i treguan të vërtetën, por vajza, e zemëruar, i akuzoi ata si gënjeshtarë dhe e quajti një tradhti të madhe.
Letra e saj, e cila është shpërndarë në Reddit, u bë shumë virale për sinqeritetin dhe gjithçka që ajo shprehte aty.

“Më keni gënjyer për tetë vjet! Nuk mund t’ju fal”, thuhej në letrën e vajzës teksa i cilësonte prindërit shkatërrues të ëndrrave dhe tradhtarë.

Pjesa më e rëndësishme e letrës ishte kur ajo shprehu hidhërimin dhe dhimbjen e saj, duke e mbyllur me një mesazh tepër domethënës.

“P.S. Kurrë mos falni një gënjeshtar dhe një tradhtar”, shkroi vajza.

Ndërkohë shumë komentues dyshuan për autenticitetin e letrës dhe sipas tyre mund të ishte një shpikje për të tërhequr vëmendje, por prindërit e vajzës i hodhën poshtë këto akuza.

Ata e pranuan se ishte një moment i vështirë për vajzën, por gjithashtu e konsideruan këtë shprehje të forcës dhe sinqeritetit si një shenjë të mrekullueshme të aftësisë së saj për të shprehur emocionet./e.t

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV