Ministra, deputetë, ish-presidentë…/ Ja 60 emrat VIP që kanë ngjitur shkallët e SPAK?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ja lista e disa prej emrave që janë marrë në pyetje nga SPAK…

Prokuroria e Posaçme duket se është kthyer në makth për shumë zyrtarë. Disa janë në qeli dhe nën hetim, ndërsa shumë të tjerë i kemi parë që të ngjisin shkallët e këtij organi.

Dje ishin në SPAK, kryebashkiaku i Tiranës Erion veliaj dhe ish-deputeti Belind Këlliçi. Por më herët kemi parë shumë ministra, deputetë dhe kryebashkiakë që kanë qëndruar për orë të tëra në SPAK.

Disa emra sot janë nën akuzë. Mund të përmendim Ilir Metën dhe Kryermadhin, të cilët u pyetën disa herë para se ish-presidenti të arrestohej dhe Kryemadhi të vendosej në masë sigurie.

Emër tjetër që është marrë në pyetje është Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha. Ai është pyetur për tragjedinë e Gërdecit. Prokuroria po e heton për trafik fishekësh dhe pastrim parash dhe ai është ndër të dyshuarit kryesorë. Po ashtu kemi vetë Sali Berishën për dosjen “Partizani”.

Nuk mund të lëmë pa përmendur ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai është marrë disa herë në pyetje për koncesionet në shëndetësi dhe në fund u arrestua për aferat me fondet e BE.

Emër tjetër padyshim është Olta Xhaçka. Ish-ministrja e Jashtme është pyetur disa herë për aferën me portin e Sarandës. Ai u privatizua kur Xhaçka ishte ministre e Mbrojtjes. Në pyetje u mor edhe Ogerta Manastirliu, për aferën me Sterilizimin.

Gjithashtu janë pyetur një numër i madh kryebashkiakësh. “Pamfleti” ka nxjerrë një listë me afro 60 emra, të cilët kanë ngjitur shkallët e SPAK dhe kanë dhënë sqarime për afera nga më të ndryshmet, disa si persona në dijeni dhe disa nën akuzë. Por lista është shumë më e gjatë.

Disa praj emrave “big” që janë pyetur në SPAK

1. Ilir Meta, ish-president, i marrë disa herë në pyetje, sot në burg
2. Monika Kryemadhi, e pyetur për aferat me pasurinë, sot në masë sigurie “detyrim paraqitje”
3. Sali Berisha, për dosjen “Partizani”
4. Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha, është marrë në pyetje për Gërdecin
5. Emiriana Sako, kryebashkiake e Durrësit, pyetur për inceneratorët
6. Silva Bino, Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, është marrë në pyetje për tenderin e dezinfektimit nga ISHP
7. Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë, i marrë në pyetje për koncesionet në shëndetësi, sot në burg
8. Olta Xhaçka, ish-ministre e Jashtme dhe e Mbrojtjes, është marrë në pyetje për portin e Sarandës
9. Xhelal Mziu, deputet, u mor në pyetje pas dyshimeve se kur ishte kryetar bashkie lejoi ndërtimin e një thertoreje në shkelje të ligjit.
10. Endrit Braimllari, ish-deputet, pyetur për aferën e lobimeve të Metës
11. Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, dy herë marrë në pyetje
12. Belinda Balluku, ministre e Transportit, u pyet për Inceneratorin e Tiranës
13. Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm, pyetur për pasurinë
14. Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm në Kryeministri, marrë në pyetje për inceneratorët
15. Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes, pyetur për inceneratorët
16. Rexhë Byberi, kryebashkiak i Tropojës, pyetur për aferat me tenderët, sot në masë sigurie “arrest në shtëpi”.
17. Edison Memolla, kryebashkiak i Rrogozhinës, zyrtarisht nën akuzë për korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim.
18. Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë, pyetur për aferën e sterilizimit
19. Ogerta Manstirliu, ministre e Arsimit, pyetur për aferën me sterilizimin gjatë kohës që drejtonte ministrinë e Shëndetësisë
20. Ralf Gjoni, ish-deputet i LSI, pyetur për aferat e Metës
21. Nasip Naço, deputet, pyetur për aferat e Ilir Metës
22. Majlinda Bufi, kryebashkiake e Roskovecit, hetime për abuzime me detyrën
23. Ledina Alolli, ish-deputete e PD, nuk dihen arsyet
24. Bardhyl Kollçaku, deputet i PS, për aferat me pronat e ushtrisë
25. Agron Çela, deputet i PS, për aferat e Metës
26. Deputeti Damian Gjiknuri, për inceneratorët
27. Ish-deputeti Spartak Braho, për dosjen e Metës
28. Dritan Agolli, kreu i FSHZH, për disa padi ndaj tij
29. Ish-kreu i ARRSH, Dashmir Xhika për rrugën Tiranë-Elbasan
30. Ish-kreu i Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi, paditur për abuzime me tenderët
31. Biznesmeni Lul Morina, i favorizur nga qeveria dhe i lidhur me Metën
32. Baton Haxhiu, për dosjen e Ilir Metës
33. Luan Baçi, nën hetim për fshehje pasurie
34. Asllan Dogjani, nën hetim për fshehje pasurie
35. Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës
36. Olsi Rama, vëllai i kryeministrit për akuzat e Bardhit për Xibrakën
37. Pjerin Ndreu, kreu i Bashkisë Lezhë për hetimet mbi një tender
38. Ndrea Prendi, ish-kreu i Gardës për “21 Janarin”
39. Arbjan Mazniku, për dosjen “5D”
40. Vangjel Tavo, kreu i Bashkisë Himarë, u pyet në qershor mbi një padi ndaj PS-së për vjedhje votash
41. Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj
42. Ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri, akuzuar për abuzime me tenderët
43. Ish-kreu i OSHEE, Ardian Çela
44. Deputeti i PD, Isuf Çela
45. Ish-kreu i Drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
46. Deputeti Xhemal Qefalia për “21 Janarin”
47. Saimir Tahiri për “21 Janarin”
48. Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj
49. Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, për shpërthimin në biznesin e tij
50. Ish-Deputeti Jurgis Çyrbja, sot i arrestuar
51. Hysni Burgaj, ish drejtori i policisë së shtetit, për “21 Janarin”
52. Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia
53. Kryebashkiaku socialist i Devollit, Eduard Duro
54. Ish-ministri Edmond Haxhinasto
55. Deputeti i PS-së, Plarent Ndreca
56. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci
57. Ish deputeti i PD Belind Këlliçi
58. Ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Çuko për “21 Janarin”
59. Kreshnik Hajdari, afera në bashki
60. Rakip Suli, kryebashkiaku i Kamzës /    S,M

Të fundit

UNICEF: 473 milionë fëmijë jetojnë në zona lufte

Më shumë fëmijë se kurrë jetojnë në zona lufte ose janë zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre për...

Festat e fundvitit, Vlora një destinacion i preferuar për turistët e huaj

Vlora është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve të huaj. Për festat e fundvitit qyteti bregdetar mbetet i preferuari për vizitorët e huaj. Turistë...

Miratohet buxheti i bashkisë së Mirditës për 2025/ Këshilltarët bashkojnë votat me PS-në

Me vota 18 pro dhe asnjë kundër të majtë dhe të djathtë në Këshillin Bashkiak të Mirditës u bënë bashkë dhe miratuan buxhetin e...

Cila ekonomi pati ecuri më të mirë në 2024?

Një renditje e shteteve sipas pesë treguesve, shkruan The Economist Normat e interesit kanë arritur nivelin më të lartë në disa dekada, kanë shpërthyer luftëra...

Goditen 8 qendra prostitucioni në Shkodër! Punonin nëpër banesa, vajzat nga…

Finalizohet operacioni policor i koduar “Payment”, pas një punë disa mujore e ndjekur me metoda speciale të hetimit. Gjatë operacionit u evidentuan dhe u goditën...

Lajme të tjera

Web TV