Nis shpërndarja e aboneve falas për pensionistët, të moshuarit në radhë të gjata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është dita e parë që ka nisur shpërndarja e aboneve falas për pensionistët në Tiranë.

Pensionistët kërkojnë që aboneja të jetë për një periudhë 1- vjeçare dhe të mos e tërheqin çdo muaj duke qëndruar në radha të gjata.

Sipas tyre duhej një zgjidhje tjetër më optimale që mos të prisnin në radhë.

“1 orë kemi [në radhë]. Jemi regjistruar në Gjendjen Civile, pse nuk na e dhanë atje. Pse duhet të mbajmë radhë atje, radhë këtu. Tashi duhet me ndenjur 3 orë, nuk e marrim dot. Ne e dinim për 1 vit, për 1 muaj na thanë atje pastaj. Çdo muaj me ndenjt këtu nga 3-4 orë është e tmerrshme, ne jemi me diabet, me tension, të gjithë të këqijat i kemi. Kjo është shumë pozitive, por të na e kishin dhënë për 1 vit ose një afat të pacaktuar. Ne nuk rinohemi, plakemi më tepër, nesër mund të vdesim”, u shpreh një prej tyre.

“70 mijë e kam pensionin. S’i dalim fare, na mbajnë kalamajtë janë në emigrim. Kam 2 orë pres për abonenë. Popullata është e regjistruar, nëpërmjet regjistrimit të Gjendjes civile ata duhet të punojnë. Ta jepnin aty, i kanë të evidentuar, nuk kanë nevojë”, tha një tjetër.

Procedura për abonenë është e tillë që regjistrimi në Gjendjen Civile është 1-vjetor, ndërsa tërheqja duhet të bëhet çdo muaj./E.T

Të fundit

Atalanta ndalet në barazim ndaj Lazios dhe shpallet kampione e dimrit në Serie A

Laczio dhe Atalanta kanë dhuruar një ndeshje shumë emocionuese në sfidën e kësaj jave të fundit të vitit 2024...

Gëzuar, me valixhe në duar! Ku shkojnë shqiptarët për fundvit?

Nga pushimet dimërore në Alpet e Europës, te qytetet e dekoruara plot drita dhe tradita, deri tek arratisjet në plazhet ekzotike për ata që...

Astrologia zbulon si mbyllet viti 2024 për secilën shenjë Horoskopi: Ka të papritura

Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e fundit të vitit 2024, në një studio televzive. “Nesër kemi Mërkurin në katërkëndësh me Saturnin....

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Administra e tij po planifikon zbatimin e masave më...

A mund ta tërheqin shqiptarët pensionin në një shtet tjetër?

Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ka ndarë në emisionin “Sheshi i Dollarit” detaje nga marrëveshja e nënshkruar për njohjen e pensioneve....

Lajme të tjera

Web TV