Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë fotografuar së bashku për herë të parë pas ndarjes së tyre, gjatë festës për ditëlindjen e vajzës së tyre, Poem.
Në pamjet e kapura, Ledri mbante vajzën në krah, ndërsa Sara mbante një arush të pelushit që reperi i kishte sjellë Poem, dhe më pas largohej, pa shkëmbyer asnjë fjalë me ish-partnerin e saj, përveç disa puthjeve për vogëlushen.
Sara ecte disa hapa përpara, duke tentuar të shmangte të ecë krah për krah me Ledrin, ndërkohë që reperi nuk ktheu as vështrimin nga ish-partnerja. Këto imazhe i japin një pasqyrë të qartë të ndarjes së vështirë mes dyshes, që, ndonëse janë prindër të Poem dhe janë të angazhuar për të, duket se ende ruajnë një distancë të thellë mes tyre./K.B