Gjeorgjia në krizë/ Betohet presidenti i dytë, Zurabishvili nuk pranon të lërë detyrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mikheil Kavelashvili, ish-futbollist dhe politikan populist i krahut të djathtë, ka bërë betimin si president i ri i Gjeorgjisë, në mes të një krize politike disamujore.

Salome Zurabishvili, presidentja në largim, u largua nga rezidenca e saj në pallatin presidencial në Tbilisi këtë të diel, por tha se vazhdon të jetë presidentja legjitime.

Politikania properëndimore, Zurabishvili, tha se nuk largohet nga detyra,. pasi pasardhësi i saj – i zgjedhur nga kolegji zgjedhor i dominuar nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane – është “jolegjitim”.

Gjeorgjia është përballur me protesta antiqeveritare që kur ‘Ëndrra Gjeorgjia’ pretendoi fitoren në zgjedhjet parlamentare të tetorit, që u përshkruan me akuza të blerjeve të votave, votimeve të dyfishta, dhunës fizike dhe frikësimit.

Protestat u intensifikuan pas vendimit të Qeverisë muajin e kaluar që të shtyjë negociatat për anëtarësimin e Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian.

Në një fjalim para mijëra mbështetësve të mbledhur jashtë pallatit presidencial më 29 dhjetor, Zurabishvili tha se ajo vazhdon të jetë “presidentja e vetme legjitime” dhe u zotua se do të vazhdojë betejën. Deklaratat e saj erdhën disa momente pasi Kavelashvili, 53 vjeç, kritik i Perëndimit, u inaugurua gjatë një ceremonie në Parlament. Një ditë më parë, presidentja iu bashkua protestuesve në Tbilisi, teksa pjesëmarrësit valëvitën flamuj të Gjeorgjisë dhe BE-së dhe marshuan në kryeqytet.

Ky tubim shënoi njëmujorin e valës së fundit të protestave, që janë përshkruar me veprime të dhunshme të policisë, arrestime masive dhe lëndime të protestuesve.

Protestuesit e akuzojnë Qeverinë e Ëndrrës Gjeorgjiane që po e largon shtetin nga BE-ja dhe po e afron me Moskën./E.T

Të fundit

Nga sot, qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës mund të udhëtojnë pa viza në Kosovë

Nga sot, qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës mund të lëvizin pa viza në Kosovë. Vendimi për këtë masë ka hyrë në fuqi...

Pesë gjëra që do ta veçojnë 2025

Nga mandati i dytë i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, deri te një kalendar i stërmbushur i futbollit… Këto janë pesë gjëra që do...

Viti i Ri, presidenti Begaj uron ushtarakët në mision jashtë vendit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përmes një takimi online, iu ka uruar vitin e ri 2025, të gjithë anëtarët e Forcave të Armatosura që...

U dëmtuan nga fishekzjarrët, lëndohen 10 persona në Durrës

Në urgjencën spitalore të Durrësit, 10 persona kanë marrë trajtim ambulator për dëmtime të lehta nga përdorimi i fishekzjarrëve. Në asnjë rast nuk ka pasur...

Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë më njësoj, çfarë parashikon rregullorja e re

Një zhvillim domethënës pritet në tregun e sigurimeve në vitin 2025. Pas vitesh përpjekjesh, primet e diferencuara për sigurimin e detyrueshëm motorik vendosen të...

Lajme të tjera

Web TV