Metoda in vitro, rriten kërkesat/ Më shumë çifte të interesuara për këtë procedurë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

9 nëna pritet të sjellin në jetë bebet e tyre nëpërmjet fekondimit In Vitro në spitalin Universitar Obstetrik-Gjinokologjik “Koço Gliozheni”, me kosto të mbuluara 100 për qind falas nga shteti.

“Kemi 71 raste në pritje, të cilat janë përzgjedhur si të përshtatshme për t’ju nënshtruar kësaj procedure, i janë nënshtruar procedurës 27 nga të cilat 19 raste kanë arritur ti bëhet transferta. Nga këto 19 raste, 9 kanë rezultuar si jopozitive, dhe 9 të tjera kanë rezultuar si pozitive dhe jemi në pritje të një përgjigje për rastin tjetër.”

Sipas drejtorit të maternitetit “Koço Gliozheni” Genc Hyska, pas lindjes së bebes së parë me teknikën In Vitro disa ditë më parë në maternitetin “Koço Gliozheni” numri i çifteve të interesuar për këtë procedurë është rritur ndjeshëm.

“Pas njoftimit në media, kemi pasur një bum të kërkesave dhe një numër shumë të madh çiftesh që janë të interesuar për këtë procedurë.”

Për t’ju ardhur në ndihmë këtyre çifteve, pranë maternitetit “Koço Gliozheni” është ngritur  qendra e riprodhimit mjekësor të asistuar, për të verifikuar të gjitha rastet e aplikuara. Në një intervistë për Abc neës mjeku Hyska spjegon hapat në të cilat duhet të kaloj aplikimi.

“Është shumë e thjeshtë, kushdo që ka akses në internet, mund të futet në faqen e institucionit, dhe aty ka gjithë dokumentacionin përkatës, dhe pyetësorin që duhet ta plotësojn paraprakishtë, i cili së bashku me këtë dokumentacionin çertifokohet nga mjeku i familjes, gjinokologu i Qsh ku ka kartelën mjekësore, dhe pastaj vijn këtu tek neve. Vijn këtu dhe bëjm verifikimin e informacionit.”

Nëse nuk ka aksesin në internet mund të drejtohet direkt tek mjeku i familjes, dhe çdo drejtori rajonale me urdhër të MSH…

Lexo edhe :  Ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tryezë natën e ndërrimit të viteve

Drejtori Hyska siguron qytetarët se asnjë rast nuk do të kaloj pa system referimi.

“Asnjë paciente nuk do bëj kalim të drejtpërdrejtë në institucion, çdo paciente që do t’i nënshtrohet kësaj procedure do të kaloj në sistemin e referimit.”

Qeveria shqiptare rimburson deri në dy procedura për lindjet In Vitro, më pas del jashtë sistemi për shkak të kostove të larta. Një nga kriteret kryesore të përfitimit të kësaj procedure është mosha e nënës deri në moshën 42 vjeçe, ndërsa është shumë e rëndësishme që gruaja të gëzoj shëndet të plotë./E.T

Të fundit

Lajm i keq për përdoruesit e WhatsApp! Nga 2025 do të ndalohet në këto telefona

Aplikacioni WhatsApp do të ndalojë për dhjetëra modele smartphone duke filluar nga 1 janari 2025. Si çdo vit, platforma...

Vijojnë temperaturat nën zero/ Parashikimi i motit për sot, 1 janar 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimatare ku më...

Viti i Ri nis me lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Viti i Ri ka nisur me lëkundje tërmeti në Shqipëri. Pak pas mesnate lëkundje janë regjistruar në veri të vendit, 8 km në verilindje të...

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka inspektuar punonjësit e Policisë që ishin në detyrë gjatë natës së ndërrimit të viteve, për të...

Viti i Ri nis me binjakë/ Rama: Lajm i një viti me bereqet

Viti i Ri ka nisur me binjakë. Dy djem ishin bebet e para të vitit 2025, të cilët lindën në martenitetin Mbretëresha Geraldine. Kryeministri Edi Rama...

Lajme të tjera

Web TV