Sa të sigurta janë investimet e shqiptarëve në Dubai?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët, përveç Europës dhe rajonit, dy vitet e fundit, kanë shtuar kërkesën për blerje pronash në Dubai. Agjencitë e pasurive të patundshme shqiptare të ngritura në Dubai kanë pohuar se arsyeja kryesore e investimit në këtë treg janë çmimet e larta në Tiranë, sidomos në zonat e qendrës, norma shumë e lartë e kthimit të investimit nëpërmjet qiradhënies mbi 20 vjet krahasuar me Dubain që është deri në 10 vjet.

Për prona të caktuara me pozicion gjeografik të favorshëm, kthimi i investimit në Dubai shkon deri në 5 vjet. Arsyet e tjera të rritjes së kërkesës në këtë treg janë edhe lehtësitë fiskale që ofrohen që nga zero taksa për tatimpaguesit, pranimi i parasë cash në blerje dhe mosdeklarimi i origjinës së tyre.

Sipas raportit, aktualisht në Dubai, çmimet e pronave janë 40% më të larta se në vitin 2020. Rritjet e forta të çmimeve janë nxitur pjesërisht nga kërkesa spekulative, pasi një përqindje e lartë e pronave mbeti e pashitur, nga sa ishte parashikuar.

Për më tepër, në raport vlerësohet se çmimet e shitjes për pronat e segmentit të luksit po mbivlerësohen. Pavarësisht rritjes së fortë të çmimeve, yield-et e qirasë mbeten shumë tërheqëse në vlera 6-7%.

Kjo është për shkak të një rritje prej 60% të qirave. Si rezultat, rreziku i flluskës në Dubai është i moderuar, vlerësohet në raport.

Çfarë thotë raporti

Majami, më i rrezikuar për flluskën e çmimeve për 2024. Në Europë, rreziku është në Zyrih

Agjencia zvicerane “Menaxhimi Global i Pasurisë”, në raportin “Rreziku global i flluskave të pasurive të paluajtshme në 2024” analizon çmimet e pasurive të paluajtshme për 25 qytetet botërore në 3 nivele, çmimet e rritura tullumbace që rrezikojnë të pëlcasin, çmimet e mbivlerësuara dhe çmimet e drejta.

Sipas rezultateve të raportit, qyteti me rrezikun më të lartë për flluskën e çmimeve të pasurive të paluajtshme për 2024 e mbart Majami me indeksin 1.79.

Sipas gjetjeve të raportit, rreziku i flluskës së çmimeve të pasurive të paluajtshme ndikohet nga shtrenjtimi i çmimeve të shitjes me 50% gjatë periudhës nga 2019 deri në 2024. Rritja rezultoi e shkëputur nga ritmet e rritjes së të ardhurave.

“Bumi në tregun e banesave në Majami është ftohur disi për shkak të normave, dukshëm më të larta të interesit të kredive për shtëpi. Rritja reale e çmimeve është përgjysmuar krahasuar me vitin 2022.

Megjithatë, rritja vjetore prej 7% e shënuar në mesin e vitit 2024, është pothuajse dy herë më e lartë se mesatarja e 20 viteve.

Në vitet e fundit, rritja e çmimeve të shitjes dhe të qirave është shkëputur fuqishëm nga të ardhurat, duke krijuar disbalanca të konsiderueshme, në tregun e banesave, duke përbërë një rrezik të lartë për flluskën”, sipas indeksit të “Rrezikut global të flluskës së pasurive të paluajtshme në 2024”.

Lexo edhe :  Diaspora shpreh shqetësim për skadimin e dokumenteve, thirrje për ndërhyrjen e qeverisë

Për 2024-n, pas Majamit më i rrezikuar për flluskën e çmimeve është qyteti i Tokios, me indeksin 1,67 dhe pas tij renditet Zyrihu, përkatësisht me 1.51 pikë.

Sipas raportit, rreziku i flluskës së çmimeve në Zyrih është nga rritja e çmimeve me 25% krahasuar me 5 vite më parë. Teksa kërkesa për banim është në rritje të vazhdueshme, ndërsa popullsia e Zyrihut është rritur vazhdimisht me mbi 1% në vit gjatë dekadës së fundit, me përjashtim gjatë dy viteve të pandemisë.

Rritja e qirave është ndër më të lartat në 4 vitet e fundit se qytetet e tjera.

Zyrihu shënoi rritjen më të fortë të çmimeve gjatë 5 viteve të fundit, mes gjithë qyteteve europiane të analizuara. Rritja e çmimeve reale është më shumë se 20% krahasuar me nivelet para pandemisë së Covid-19.

Pavarësisht ngadalësimit të rritjes së çmimeve nga rregullimi i inflacionit, korrigjimi i tyre nuk është arritur plotësisht, për shkak të rritjes së normave të interesit.

Raporti i të ardhurave me rritjen e çmimeve ka vazhduar të përkeqësohet, pasi rritja e të ardhurave reale mbeti në diapazonin e përqindjes së ulët njëshifrore. Te pjesa e banesave të zotëruara nga pronarët ishte në rënie.

Në shkallë vendi, aktiviteti ndërtimor në rënie zvogëlon tejkalimin e kërkesës në qendrat urbane zvicerane. Si rezultat, qiratë kanë vazhduar të rriten ndjeshëm dhe tani janë a tremujor më i lartë se në vitin 2019.

Veçanërisht në dy vitet e fundit, qiratë janë rritur ndjeshëm më shumë se çmimet e shtëpive, gjë që ka ndihmuar në uljen e disa disbalancave të tregut.

Megjithatë, më pak, rreziku i një flluske të pasurive të paluajtshme mbetet i lartë, sipas mendimit tonë.

Ndërsa në Tokio, i cili pozicionohet si qyteti i dytë, pas Majamit për rrezikun më të lartë së flluskës, ky qytet ka një nga raportet më të lara të rritjes së çmimit ndaj të ardhurave, ndër të gjitha qytetet e analizuara.

Ndonëse politika monetare jashtëzakonisht e lirshme ka kontribuar pozitivisht te kërkesa, në 5 vitet e fundit, rritja e çmimeve të pronave në Tokio ishte 30% apo dyfish më e lartë se rritja e qirave.

Ndërsa në qytetet si Los Anxhelos, Toronto, Gjenevë, Amsterdam, Sidnej, Boston, Vankuver, Franfurt, Hong Kong, Tel Aviv, Dubai, Singapor, Madrid dhe Mynih, çmimet e pasurive të paluajtshme përcaktohen të mbivlerësuara.

Sipas Indeksit, rreziku i ulët i një flluske të pasurive të paluajtshme është i dukshëm në San Francisko dhe Nju Jork. Ndërsa në Europë, rreziku shfaqet i ulët për qytete, si: Londra, Parisi, Stokholmi dhe Milano.

Mes qyteteve të analizuara, tregu që ka treguar rrezik më të ulët për flluskën e çmimeve është ai në Sao Paulo të Brazilit./Monitor/     S,M

Të fundit

Çfarë i mbetet Berishës tani, dhe mediave që botojnë çdo marrëzi të tij?

“Mbrëmë Tirana shkëlqeu si asnjëherë më parë! Një natë e mbushur me fishekzjarrë, muzikë fantastike dhe energji të paparë! Mirë...

Vota e diasporës/Më 11 janar fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë

SHQIPËRI– Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, përmes një videomesazhi ka uruar të gjithë shqiptarët për një vit të ri të mbarë...

Lista e frutave më te mira të dimrit, plot shije dhe vlera për shëndetin

Temperaturat e ftohta vijnë së bashku me sezonin e ftohjes dhe gripit. Prandaj konsumi i sa më shumë ushqimeve me vitaminë C është një...

Rumania Bullgaria hyjnë në zonën Shengen pas heqjes së kontrolleve

Tetëmbëdhjetë vjet pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Bullgaria dhe Rumania janë bërë sot anëtare të plotë të zonës Shengen pa viza. Në fund të vitit,...

Djali i Donald Trump publikon momente nga festa per Vitin e Ri

Një video e re nga festa e Vitit të Ri, e organizuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, është shpërndarë në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV