VIDEO/ Momenti kur avioni me 181 persona në bord shpërthen në flakë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë publikuar pamjet e rënda kur avioni i kompanisë “JuJuAir” me 181 persona në bord shpërtheu në flakë në Korenë e Jugut.

Deri tani janë konfirmuar 176 persona të vdekur, ndërsa vetëm dy kanë shpëtuar, të cilët janë nxjerrë mes rrënojave që mbetën pas përplasjes. Përpjekjet për të gjetur të mbijetuar të tjerë vazhdojnë pasi në bord gjendeshin 181 pasagjerë.

Avioni i linjës ajrore Jeju ishte nisur nga Bankoku i Tajlandës. Pamjet e publikuara tregojnë avionin duke dalë nga pista dhe që përplaset me një mur, përpara se të shpërthente në flakë. Autoritetet në Korenë e Jugut kanë nisur hetimet, por ende nuk është konfirmuar ndonjë pistë.

Shërbimi zjarrfikës thotë se ka dyshime që të kenë ndikuar përplasja me zogjtë dhe moti i keq. Mësohet se është rikuperuar njëra nga dy kutitë e zeza dhe hetuesit po punojnë për zbardhjen e ngjarjes./E.T

Të fundit

Foshnjat e lindura në 2025 do t’i përkasin “Gjeneratës Beta”

Gjenerata Beta, grupi pas Gjeneratës Alfa (2010-2024), do të përfshijë të lindurit midis 2025 dhe 2039, sipas “New York...

Shqiptarët nuk i besojnë njëri-tjetrit dhe as shtetit

Shqiptarët gjithnjë me shumë po bëhen dyshues në marrëdhëniet me të tjerët. 89 për qind e tyre nuk i besojnë njëri -tjetrit dhe tregohen...

Rrjetet sociale, kalbja e trurit dhe vdekja e ngadaltë e leximit

Dikur, puna ime si kritike librash ngjallte zili në festa, ku njerëzit fantazonin për një jetë të kaluar duke lexuar. Sot, ajo më shpesh...

Në pritje të 2025/ Google ndryshon logon, ja simbolika e këtij viti

Duke shënuar fundin e vitit 2024, Google ka publikuar një Doodle festive të Vitit të Ri. Dizajni përmban fjalën “Google” me shkronja të theksuara...

“Mund të largoni fatin e mirë!” Ja gjërat që NUK duhen bërë në natën e Vitit të Ri

 Veç elementeve që sjellin fat të mirë për të cilat duhe të kujdesemi që t'i kemi prezente në natën e ndërrimit të viteve, ka...

Lajme të tjera

Web TV