Ja traditat dhe ritet që ndjekin shqiptarët mbrëmjen e 31 dhjetorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nata e ndërrimit të viteve është një festë që bën bashkë anëtarët e familjes dhe njerëzit më të dashur.

Në anë të ndryshme të botës, njerëzit e festojnë këtë natë me mënyra të ndryshme, por të gjithë besojnë se dëshirat e tyre do të realizohen në vitin e ri. Nata e vitit të ri edhe te shqiptarët festohet ndryshe ku ka disa tradita të cilat na dallojnë nga të tjerët. Mëposhtë disa nga traditat dhe ritet që ndiqen në Shqipëri natën e ndërrimit të viteve:

Tryeza plot me ushqime, veçanërisht mish

Natën e vitit të ri, tryeza duhet të jetë e mbushur plot e përplot. Nuk mjafton nëse gjeli i detit ndodhet mbi tryezë, pasi zakonisht blihen edhe dy-tre lloje të tjera mishi.

Bakllava

Ëmbëlsira me e preferuar e tryezës përgatitet shumë ditë para festës. Disa zonja ende preferojnë ta gatuajnë vetë, disa të tjera ua besojnë furrave dhe bëhet fjalë për bakllavanë. Por sigurisht ka nga ata të cilët nuk e preferojnë këtë ëmbëlsirë dhe orientohen te diçka tjetër.

Pijet

Në tryezë nuk mungojnë pijet alkoolike, pije me gaz, pa gaz apo energjike. Nuk ka rëndësi nëse do të pihen apo jo, e rëndësishme të jene aty.

Pastrimi i shtëpisë

Çdo cep shtëpie, dhomat, çdo orendi duhet pastruar. Viti i ri duhet të gjejë çdo shtëpi të pastër.

Fishekzjarret

Hedhja e fishekzjarreve në orën 00:00 kryesisht nga fëmijët përbën pikën kulminante të mbrëmjes duke shënuar dhe ndërrimin e viteve.

Leku në byrek

Një tjetër traditë, byreku me lekun e fshehur. Momente sa argëtuese e qesharake që i shtojnë gëzim tryezës familjare.

Kush do të hyjë i pari në shtëpi?

Thonë që kur të hyn një djalë i vogël në shtëpi, viti do të shkojë mbarë. Akoma më shumë, shqetësimi më i rëndësishëm, të hyj me këmbën e djathtë. Një traditë që vështirë të zbehet./    S,,M

Të fundit

Gjendet i pajetë 36 vjeçari në Durrës, ishte denoncuar i zhdukur prej disa ditësh

Një 36 vjeçar është gjetur pa shenja jete në një banesë të pabanuar në lagjen nr.16 në Durrës. Ai ishte...

Politika është thjesht një reality-show, nëse jeni miliarder gjithçka është më e thjeshtë

Një paradigmë e re dhe e paidentifikuar e pushtetit fillonte t’i paraqiste këta “mbretër” si “njerëz të vetëbërë” që duhej të ngriheshin si modele...

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre nëse kanë dritare të vjetra?...

Uji me limon dhe mjaltë, mënyra më e thjeshtë për të qëndruar të shëndetshëm

Nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë natyrale për të përmirësuar shëndetin tuaj ose thjesht dëshironi të hidratoni, merrni një filxhan me ujë të...

“Nuk gjendet në farmaci”, mjeku popullor tregon “ilaçin” që do ju shpëtojë nga virozat

Mëngjesin e kësaj të shtune në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” në Tv Klan ishte i ftuar mjeku popullor Ylli Merja. Në këtë...

Lajme të tjera

Web TV