“Po bën një javë që aty s’vjen uji, ka rrezik të zënë mora deputetët”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dosier parlament 1991/ Sot e kanë pagën 3300 euro në muaj, por si trajtohej një deputet në vitin 1991?! Shumica nuk kishin banesë në Tiranë, jetonin nëpër hotele, nuk kishin makinë dhe paga e pamjaftueshme për të përballuar angazhimet familjare dhe politike.

Në maj të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me shumicë absolute të votave, propozimin e qeverisë për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë, ku përfshihen edhe deputetët. Aktualisht, paga e një deputeti është 3300 euro, ndërsa paga mesatare në Shqipëri është rreth 600 euro. Paga e një deputeti është gati 6 herë më e lartë se paga mesatare dhe afër tetë herë më e lartë se paga minimale. Deputetët përfitojnë të ardhura të tjera përmes dietave dhe pjesëmarrjes nëpër komisione, duke e rritur edhe më shumë të ardhurën mujore për secilin prej tyre.

Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Të paktën në mandatin e parë dhe të dytë pas rënies së diktaturës, në vitet 1991-1996, deputetët nuk gëzonin shumë privilegje. Madje në fillim, në parlamentin e parë pluralist, deputetët që vinin nga rrethet dhe që ishin shumica, nuk kishin banesa dhe ishin vendosur në dy-tri hotele që kishte Tirana në atë kohë.

Në një prej seancave të verës së vitit 1991, deputetë të rretheve shprehën shqetësimin për kushtet shumë të vështira ku ata jetonin nëpër këto hotele. Nuk bëhej fjalë për luks, por për kushte minimale. Në dhomat e tyre mungonte uji, mungonte ushqimi dhe higjena. Ndiqini debatin në parlament për shqetësimet e deputetëve që jetonin nëpër hotele, ku do të gjeni detaje mjaft interesante që e tregojnë Shqipërinë e varfër të vitit 1991, kur deputeti nuk garantonte dot as kushte minimale për jetesën e tij.

E martë, seanca e datës 30.7.1991

Medin Duraj – Është përgjegjësia e Kryesisë që po talleni me deputetët. Ju thoni që të gjykojë populli. Çfarë do të gjykojë populli? T’ju gjykojë ju si Kryesi një herë, Ministrin e Tregtisë, që sapo morët makinat e zutë karriket, po talleni me deputetët tani.

Edhe bukë nuk ka për të ngrënë në këtë Qeveri? Ujë në hotelin ku rrimë nuk ka, bukë jo, mbetëm rrugëve. Të tallen sportelistët dhe kamarierët me ne? Ju gjykoni si të doni. Njëzet herë ju kemi thënë, por po talleni me ne, ashtu edhe të tjerët që janë poshtë jush. Në qoftë se nuk jeni të zotë për të kryer detyrën, na thoni që të ikim e të zëmë vendin që na takon.

Lush Përpali – Shqetësimi juaj është marrë parasysh nga ana jonë dhe është shumë i drejtë. Ne si Kryesi jemi marrë me këtë punë. Unë vetë kam qenë te drejtoria e hotelit 2-3 herë, edhe shokët e tjerë kanë qenë. Me sa duket, siç e kam konceptuar unë, mbase e kam dhe gabim, mbase jam i nxituar, duke filluar nga drejtori i atij hoteli e deri te personeli i shërbimit, ata nuk janë për atë punë. Ne nuk vendosim në Parlament për këtë çështje, por unë e kam takuar vetë drejtorin disa herë dhe kam vënë re që tjetër gjë thotë e tjetër gjë bën. Mua më ka thënë që problemet do të zgjidhen e nuk do të ketë më shqetësim për trajtimin e deputetëve. Ne, natyrisht, do të vazhdojmë punimet e Kuvendit, në të njëjtën kohë personat e ngarkuar të administratës kanë marrë detyrë të interesohen në Ministrinë e Tregtisë dhe ta vënë problemin në rrugën e zgjidhjes. Shqetësimi është i drejtë. Kjo nuk diskutohet. Tani do ta ndjekim më nga afër këtë çështje. Për mua ai drejtor duhet të shkarkohet, por ne nuk mund ta vendosim në Parlament të shkarkohet një drejtor. Mua për vete, si Zëvendëskryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor, më vjen turp të bisedoj më me të.

Lexo edhe :  Korçë, përgatitjet e fundit/ Aktivitete të shumta në natën e ndërrimit të viteve

Fehmi Abdiu – Mua më duket se e keni gabim që thoni “më vjen turp të bisedoj me të”. Ai drejtor dhe personeli i atij institucioni për mua janë të detyruar të rrinë në shërbim të tërë deputetëve. Në qoftë se nuk e bëjnë, mbasi janë këshilluar, qortuar dhe paralajmëruar disa herë, ne këtu nuk emërojmë dhe shkarkojmë drejtorë, por ama kemi të drejtë të ngarkojmë organet shtetërore përkatëse që merren me atë punë, të mbajnë qëndrim kategorik ligjor. Ne që rrimë këtu në Tiranë, e ju që drejtoni Kuvendin dhe shokë të tjerë që jemi në kushte shumë më të mira e të pranueshme sesa shokët e rretheve, nuk mund të pranojmë që deputetët të trajtohen më keq nga gjithë njerëzit që vijnë me shërbim në Tiranë. Kjo është fyerje për Kuvendin, fyerje për Qeverinë, fyerje për të gjithë organizmat e tjerë që janë të detyruar t’u krijojnë së paku kushtet më elementare deputetëve, se ka tre muaj që janë me dietë dhe qëndrojnë në kushte shumë të vështira. Në qoftë se nuk kemi mundësi të tjera, të paktën një mundësi të tillë për të kërkuar që të mbahet qëndrim ndaj atyre që merren me trajtimin e deputetëve. Dasma do të bëhen, por jo në ato lokale ku qëndrojnë deputetët. Kjo e para.

E dyta, në atë lokal ku rrinë deputetët, nuk duhet të bëhen diferencime midis atyre dhe personave të tjerë, shokëve dhe miqve të personelit që shërben aty, që vijnë e trajtohen ndryshe nga ç’trajtohen deputetët. Prandaj unë kam mendimin që ata të japin llogari dhe po qe nevoja, ministri të mbajë qëndrim ndaj tyre.

Neritan Ceka – Me fillimin e dimrit, e quaj të domosdoshme një kujdes më të madh për jetën e deputetëve. Një shtet që nuk siguron kushtet minimale për parlamentin e tij, nuk ka asnjë të drejtë të pretendojë se po ndërton bazat e shtetit ligjor. Në qoftë se s’është i aftë të mbajë kreun e tij, s’ka se si të mbajë as këmbët e tij. Prandaj unë mendoj që Kryesia, në bashkëpunim edhe me kryetarët e grupeve parlamentare, që nesër të thërrasë në raport ata ministra që mund ta fillojnë për së mbari këtë punë.

Të paktën Ministrin e Komunikacioneve, për të siguruar lëvizjen e deputetëve, që është gjëja më elementare, dhe Ministrin e Tregtisë për të siguruar kushtet minimale të jetesës së deputetëve gjatë kohës së zhvillimit të punimeve. Unë nuk e kuptoj se si një deputet mund të vijë këtu pa ngrënë, pa u larë dhe pa fjetur. Pra nuk po kërkojmë ndonjë gjë të madhe, ndonjë kuotë speciale, ndonjë luks, por as kushtet minimale nuk janë. Prandaj mendoj se edhe nga kushtet më elementare duhet ta fillojë punën e vet Kuvendi, pastaj të mendojmë për gjërat e mëdha.
Megjithatë, unë i ftoj deputetët që, pavarësisht nga kjo, ne ta tregojmë edhe një herë që jemi të gatshëm, duke e kuptuar situatën, të punojmë edhe në këto kushte, por jo për një kohë të gjatë. Faleminderit!

Bardhyl Fasko – Duke mbështetur zotin Ceka për sugjerimin që bëri, jo se ne deputetët kërkojmë kushte të shkëlqyera, speciale, por mua më duket se s’do t’ia dijë njeri fare. Rrimë gjithë ditën, nga mëngjesi deri në darkë, për të siguruar mjetin për të vajtur pranë familjes. Më duket se kjo s’është normale. S’ka ç’i kushton as Qeverisë, as edhe rretheve për të vënë një mjet në dispozicion për deputetët. Edhe kjo çështje duhet pasur parasysh.

E kemi diskutuar edhe një herë tjetër dhe kemi bërë vërejtje për Ministrin e Tregtisë. Për të fjetur, deputetët vendosen në katin e pestë e të gjashtë, sepse kati i parë është për të huajt. Po bën një javë që aty s’vjen uji dhe ka rrezik të zënë morra deputetët, ta themi me plot gojën. Edhe të huajt s’duhet të merren në konsideratë para deputetëve, më duket mua, për fjetjen. Ç’është ky qëndrim? “Shkojmë drejt ekonomisë së tregut, shikoj realizimin e të ardhurave”, thotë drejtori. Në qoftë se duhet të paguhet pesëfishi, të paguhet pesëfish personeli aty dhe deputeti të flejë siç është për të fjetur. Vete për të ngrënë darkë, i shikon të bllokuara të tre lokalet për dasmë. Arrin puna deri aty sa ndonjë nga personeli i hotelit të thotë: “Ne e bëjmë këtë që të ikni, të shpërndaheni”. Po vajti puna deri këtu, është turp i madh edhe për Kryesinë e Kuvendit, edhe për Qeverinë. Ndaj edhe kemi arritur deri në atë moment dhe e themi përsëri me ndërgjegje që të shpërndahet Parlamenti, se e ka humbur seriozitetin dhe efektivitetin e punës së tij. Të gjejë forma pune Qeveria që të stabilizojë rendin, situatën./K.K

Të fundit

Më mirë vonë se kurrë, 50 vjeçe në klasë të … parë!

As gjashtë, as shtatë, por pesëdhjetë vjeçe në klasë të parë! Dikujt mund t’i duket e pabesueshme, e shumëkush...

Einxhel dhe Dj Dagz prindër për herë të dytë/Moderatorja:Të tre presim të bëhemi katër…

Çifti i njohur i showbiz-it shqiptar, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, kanë shpallur një lajm të bukur për ndjekësit e tyre. Ata do të bëhen...

SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie/ Vendos sot Apeli i GJKKO

Në Apelin e Gjykatës së Posaçme do të shqyrtohet sot kërkesa e SPAK për rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest shtëpie. Engert Pëllumbi është...

VIDEO/ Fundjavë me reshje shiu dhe dëbore, termometri zbret në -5 gradë

Mot i paqëndrueshëm në fundjavë. Meteorologia Lajda Porja shprehet se reshjet e shiut dhe të dëborës do të rikthehen në vend mbrëmjen e së...

“1.3 mln vizitorë në sitet e trashëgimisë”, Rama: Vijon puna për Teatrin Kombëtar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një historik të ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të vitit që lamë pas. Në video-materialin e përgatitur nga...

Lajme të tjera

Web TV