Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u përhap me shpejtësi pas ndezjes së fishekzjarrëve, në një pikë shitjeje në trotuar u dëmtuan edhe disa banesa, lokale dhe vetura në Prizren.

Shpërthimi u raportua në orën 21:30 të së martës, ndërsa u plagosën dy persona, një prej të cilëve në gjendje më të rëndë, i cili po vijon trajtimin në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Banorët në rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren janë tronditur pas incidentit me fishekzjarre. Ata kërkojnë përgjegjësi nga Komuna e Prizrenit për lejimin e tregtimit të fishekzjarreve pranë rrugës kryesore. Pronarët e banesave dhe të lokaleve ishin mobilizuar paraditen e së mërkurës për të pastruar pronat e dëmtuara.

“Kemi pas fat që s’ka ndodhur gjatë ditës, pasi gjatë natës ka pasur frekuentim më të paktë sepse do të ishte fatkeqësi më e madhe. Po të kishte qëlluar këtu gruaja dhe fëmijët, do të kishte qenë ende më keq. Tmerr, tmerr”, thotë një prej banorëve.

Jashtë kamerave, banorët janë të bindur se tregtimi i fishekzjarreve në këtë rrugë është bërë në mënyrë ilegale, por fajësojnë institucionet që nuk kanë ndërmarr masa. Ata tashmë kërkojnë përgjegjësi dhe ndihmë pas dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi.

Leutrim Haxhifazliu, pronar i një lokali të dëmtuar, shprehet: “Për këtë dëm që ka ndodh dikush duhet të japë përgjegjësi. Qoftë komuna, ose dikush tjetër, sepse kanë lejuar të shiten materiale piroteknike me sasi të madhe, të konsiderueshme. Këtu për një çast, për një moment, pas një shpërthimi, doli nga kontrolli dhe nuk munden asgjë të bëjnë”.

Lexo edhe :  “Mandatin po ma zgjat opozita”, Kurti flet për krizën politike

“Gjendja është katastrofale, nuk ka shpëtuar asgjë brenda, të gjitha janë djegur, me mallra, rafte, edhe objekti është i dëmtuar shumë, objekti duhet të rinovohet nga fillimi, mirëpo po shpresojmë që prej komunës të na kontaktojë, pasi ne jemi si biznes i regjistruar, tatimpagues të rregullt”, thotë një tjetër pronar biznesi i dëmtuar.

Disa prej pronarëve të bizneseve nuk janë lejuar ende të hyjnë në lokalet e tyre për shkak të hetimeve që janë ende duke vijuar. Pavarësisht ankesave të banorëve, edhe për autoritetet, policia tha se ndërhyrja ka qenë e shpejtë, ndërsa për bilancet dhe shkaktarin e dëmit u tha se duhet të priten përfundimet e hetimeve./E.T

Të fundit

“Noka shkoi në SPAK prej kallëzimit tim”, avokati: Rrezikon deri në 15 vite burg!

Avokati Idajet Beqiri tha se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka u paraqit në SPAK, pas kallëzimit të...

1974 – Isabel Perón bëhet presidente e Argjentinës

Argjentina e viteve 1970 ishte një vend në krizë: pas dekadash lëkundjesh midis qeverive ushtarake dhe civile, me inflacion në rritje, përplasje të dhunshme mes grupeve...

Agjencia Bërthamore e OKB-së paralajmëron: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha se Irani mund të nisë sërish pasurimin e uraniumit brenda disa muajsh, duke rritur...

Musk tjetër sulm ndaj Trumpit: Ligji i buxhetit? I çmendur dhe shkatërrues!

Elon Musk rikthehet me kritika të ashpra ndaj Donald Trumpit. Në shënjestër është veçanërisht ligji i buxhetit, të cilin presidenti amerikan e ka quajtur “Projektligj...

Kaos në qiellin italian: Bllokohen fluturimet në veri të Italisë pas një defekti në radar

Një defekt teknik në sistemin e transmetimit të të dhënave në qendrën e radarëve të Milanos (Peschiera Borromeo) ka shkaktuar ndërprerje të menjëhershme të...

Lajme të tjera

Web TV