“Tentuan të më rrëmbenin”, Xum tregon historinë e trishtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të mbledhur të gjithë rreth tavolinës së dhomës së ndenjës, një prej banorëve të Big Brother Vip Albania, ka rrëfyer historinë e tij të fëmijërisë.

Komediani, Xum Allushi, është shprehur se kur ka qenë i vogël në fillore, është përballur me një situatë të frikshme, ku ai mund të rrëmbehej nga disa persona të panjohur përballë shkollës së tij.

Sipas Xumit, teksa ka dalë nga ora e mësimit, jashtë oborrit të shkollës ka qenë duke konsumuar një mollë, e një makinë i ka ndaluar të këmbët.

Nga automjeti, sipas Xumit, kanë zbritur 3 burra, të cilët fillimisht e pyetën se çfarë po bëntë dhe kë po priste. Komediani i është përgjigjur se ishte në pritje e të ëmës, e cila do të vinte për ta marrë pak më vonë.

“Dal nga oborri i shkollës edhe po e shijoja, po rrija, po qëndroja aty. Atë moment, afrohet një makinë gri dhe nga makina zbresin 3 çuna, po në atë kohë më dukeshin si 3 burra të mëdhenj e më pyesin se çfarë po bëja dhe kë po prisja. Me naivitetin e një fëmijë përgjigjem që po pres mamin.”, tha ai për banorët e tjerë.

Në ato momente, Allushi tregon se një prej tyre e ka kapur nga krahu ndërsa tjetri nga buza. Në këto çaste i bie molla nga dora komedianit, duke bërë që burrat të hutohen.

“Njëri prej tyre shprehu “dëshirën e mirë” që hajde bëj xhiro me makinë deri sa të vijë mami, edhe tjetri më kap nga krahu e tjetri më bllokon pak cepin e buzës dhe më tërheqin drejt makinës.”, tregoi ai.

Komediani shprehet se në ato momente u paraqit prindi i një prej shokëve të tij të klasës, e Xumi për të shpëtuar i ka thirrur asaj mami, duke bërë që 3 burrat të largohen me shpejtësi me makinë.

Lexo edhe :  Tayna numëron shifrat: 1 milion euro fitime nga “Si ai”?

“Në ato momente më bie molla nga dora edhe një prej tyre hutohet. Ishte pikërisht ky moment që Zoti bën disa mrekullira. Hutohet dhe i ikën pak dora nga goja dhe pikërisht në ato momente vjen një nga prindërit e një prej fëmijëve të tjerë të klasës time. Pikërisht në ato momente e shikoj atë prindin dhe i thërras ‘mami’”, shton më tej komediani.

Më pas, rasti sipas tij është denoncuar, por e ëma e komedianit, për shkak të gjithë kësaj ngjarje, ka kaluar një paralizë faciale, gjë që kaloi me kalimin e viteve./   S,M

Të fundit

Amer Kapetanoviç, kapiteni i ri i Bashkëpunimit Rajonal

Diplomatët e rajonit dhe stafi i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në Sarajevë mirëpritën sot një figurë të njohur...

Izraeli nuk i ndal sulmet në Gaza, me dhjetëra viktima

Të paktën 30 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë në Gazë nga sulmet izraelite të kryera gjatë natës dhe mëngjesin e 3 janarit, thanë zyrtarët...

Kush është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën

Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i duhet të shkojë dy herë në muaj në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të...

Autoritetet në Korenë e Jugut ndalin përpjekjet për arrestimin e Presidentit Yoon

Autoritetet e Koresë së Jugut thanë të premten se pezulluan përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon Suk Yeol, i shkarkuar më parë nga parlamenti,...

Tayna zbulon shifrat: 1 milion euro fitime nga “Si ai”?

Kënga “Si ai” shënoi rikthimin e fuqishëm të Taynës pas një pushimi të gjatë, një skandali që u përkthye në sukses duke e çuar...

Lajme të tjera

Web TV