Rruga që të çon në fshatit turistik të Dardhës prej disa orësh është e bllokuar.
Një pjesë e turistëve i kanë fikur automjetet e tyre dhe kanë shkuar në këmbë drejt fshatit turistik.
Pavarësisht ndërhyrjes që po kryhet nga ana e policisë rrugore, Rruga vijon të jetë e bllokuar për shkak të numrit shumë të lartë të turistëve ditën e sotme.
Dardha ngelet ndër destinacionet më të frekuentuara sidomos gjatë stinës së dimrit, fshat qe te fal mundësinë e ushtrimit të sporteve dimërore përmes pistës së skive./e.t