Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës mori një kthesë emocionuese. Gerta reagoi fort ndaj akuzave të Livias, duke i shpehur asaj se:
Tjetri është i martuar dhe ka gruan në shtëpi, ndërkohë që ti ke dalë dhe ke bërë deklarata të tilla.
Ky koment shkaktoi një shpërthim emocional te Livia, e cila u përlot gjatë diskutimit.
Në një moment të tensionuar, Gerta i tha Livias me tone të ashpra:
Shko dhe qaj tani!
Kjo përplasje ka shtuar edhe më shumë atmosferën e nxehtë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke intensifikuar përplasjet ndërmjet banorëve.
Kjo vjen pas një deklarate të bërë nga Livia, disa muaj më parë ku akuzon Mevlan Shabën, ish-partnerin e saj, se ka qenë me të në shtrat ndërkohë që gruaja e tij shtatzënë e ka telefonuar./ S,M