Pas festës, sa gjatë mund ta ruani gjelin e detit dhe mishin në frigorifer?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas festës së Vitit të Ri ka shumë mundësi që ushqimet e mbetura nga festa, ende qëndrojnë në frigoriferin tuaj.

Por, për sa kohë është e sigurt që ta mbani darkën e Vitit të Ri në frigorifer dhe çfarë mund të bëni me mishin që ka mbetur?

Sa kohë mund ta mbani mishin e pulës në frigorifer? Pula e gatuar mund të mbahet e sigurt në frigorifer për tre deri në katër ditë – kështu që nëse e keni vendosur pulën që e keni gatuar mbrëmë në frigorifer – të tërën ose të ndarë në copa- duhet të bëni diçka me të më së largu deri ditën e premte.

Nëse e vendosni në ngrirje, ju keni kohë dy muaj për ta përdorur atë nëse e keni vendosur gjithë pulën, dhe nëntë muaj nëse e keni ndarë në copa. Preferohet që pulën ta ngrini të vendosur në një enë të mbyllur hermetike ose ta mbështillni me letër alumini.

Pse është më mirë që ta ruani mishin duke e ndarë në copa të vogla?

Qëllimi në ruajtjen e mishit është që të minimizohet koha që qëndron në të ashtuquajturën “zonë rreziku”, në temperaturën në të cilën bakteret rriten. Ndarja e sasive të mëdha të mishit të gatuar në pjesë të vogla zvogëlon kohën për të arritur temperaturën e sigurt.

Si të veprohet kur duhet ta konsumoni mishin që e keni ruajtur?

Më poshtë janë disa këshilla që ju ndihmojnë që mishin e ruajtur ta ktheni në ushqime të shijshme.
– Ftohni çdo ushqim të mbetur në temperaturën e dhomës, pastaj mbuloni dhe sigurohuni që t’i vendosni në frigorifer ose ngrirje brenda 1-2 orëve.

Lexo edhe :  Filmat më të mirë për vitin 2024

Nëse keni shumë prej një lloj ushqimi, ndarja në pjesë të vogla do ta ndihmojë atë të ftohet shpejt dhe po ashtu do të mund të ngrini dhe shkrini vetëm sasinë ju nevojitet.

– Ju mund të ngrini mishin e pulës, mishin e gjelit të detit dhe llojet e tjera të mishrave por kur t’i shkrini, duhet t’i konsumoni brenda 24 orëve.

– Kur të shkrini ushqimet që keni ngrirë paraprakishit, bëjeni këtë duke i vendosur ato në frigorifer gjatë natës ose në mikrovalë.

– Mos harroni: ushqimet e mbetura duhet të hahen ose ngrihen brenda dy ditësh./    S.M

Të fundit

Ekspertët e sigurisë paralajmerojnë: NATO nuk eshtë gati për nje luftë

NATO nuk është gati për një luftë brutale në Arktik me Vladimir Putin, kanë paralajmëruar analistët. Pavarësisht stërvitjeve masive të...

Meloni me ‘mision sekret’ në SHBA: Do të takojë Trump, por nuk dihet pse

Mision sekret për Giorgia Melonin në SHBA. Kryeministrja italiane u nis drejt Shteteve të Bashkuara për të takuar presidentin e zgjedhur Donald Trump. Një takim...

SHBA, funerali shtetëror gjashtëditor i ish-presidentit Jimmy Carter

Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia. Jimmy Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Ceremonitë e transmetuara drejtpërdrejt...

“Në fillim jam trembur…”, Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij,...

Përfshihen nga flakët dy banesa në Pogradec

Dy banesa janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 në Pogradec. Dy banesat janë përfshirë nga zjarri pasi mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV