Kryepeshkopi Anastas Janullatos është dërguar për mjekim të specializuar në Athinë. Lajmi bëhet me dije nga media greke “Protothema” që shkruan se gjendja shëndetësore e Anastas, 95-vjeç, është rënduar.
Kryepeshkopi pritet të shtrohet në spitalin e “Evangelismos”, i njëjti ku u shtrua dhe në vitin 2020 me corona-virus. Transportimi i tij do të kryhet me ekip të posaçëm mjekësor. Prej datës 30 dhjetor, Janullatos ishte i shtruar në një spital privat në Tiranë.
Kryepeshkopi po dërgohet për kontrolle mjekësore në Athinë pasi ka pësuar një hemoragji në stomak./ S,M