Shtrenjtohen cigaret, shkak rritja e akcizës, synohet dekurajimi i duhanpirjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shtrenjtimit “jashtë radhe” në dhjetor, çmimet e paketave të cigareve në vend do të rriten sërish. Kjo për shkak të akcizës së duhanit, një lloj takse që rritet çdo vit. Nga 7 mijë e 250 lekë për çdo 1 mijë fije cigare që ishte, çmimi rritet në 7 mijë e 500 lekë.

“Risi është që për herë të parë, këtë vit, hyjnë në akcizë edhe produktet alternative të duhanit. Cigaret elektronike dhe ato me djegie”, u shpreh eksperti i kontrollit të cilësisë së duhanit, Roland Shuperka.

Shtrenjtohen cigaret, shkak rritja e akcizës, synohet dekurajimi i

Qeveria synon që nëpërmjet rritjes së çmimit të cigareve të ulë konsumin, duke mbrojtur shëndetin. Po a do të bëjnë çmimet më të shtrenjta që shqiptarët të tymosin më pak?

“Nuk ka asnjë ndikim. Të dhënat në vite kanë treguar se me gjithë shtrenjtimin e duhanit, konsumi nuk është ulur. Përkundrazi”, theksoi Shuperka.

Nga rritja e akcizës, Ministria e Financave pret që në buxhetin për vitin e ardhshëm të grumbullohen 850 milionë lekë. Ndërkohë, për ekspertët e tregut, qeveria duhet të rrisë kontrollin ndaj tregimit informal të duhanit.

Shtrenjtohen cigaret, shkak rritja e akcizës, synohet dekurajimi i

“Dhe kjo është detyruese sepse do të rriten të ardhurat në buxhetin e shtetit me 80 deri në 100 milionë euro çdo vit”, deklaroi Shuperka.

Deri në fundin e nëntorit të vitit të shkuar, në vend hynë 2 mijë e 665 tonë duhan, niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë. /e.t

Të fundit

21 Janari”, Klosi: Dëmtimi i provave ishte shumë i rëndë

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë (SHIK), Fatos Klosi, e ka konsideruar një akt të rëndë fshirjen e...

Bariu më i famshëm/Gjithë jetën e ka kaluar me delet,ëndërron të bëhet yll kinemaje

“Përshëndetje unë jam Ledjon Liçi, nga Mbrostari i Fierit 24 vjeç, merrem me blegtori pasi ma ka lënë trashëgimi gjyshi. “ Ledjoni është i riu...

Censusi i shpendëve! Zona Divjakë-Karavasta, më e pasura me shpendë uji

Në parkun Kombëtar Divjakë- Karavasta, ka nisur censusi i shpendëve dimërues ujor për vitin 2025. Në të morën pjese katër ekipe numëruesish të cilët vëzhguan...

Unë jam trampist

Nga ARTUR  AJAZI   Në Shqipërinë tonë të vockël, kanë ndodhur dhendodhin çudira të mëdha. Ndodhin dhe janë reale, aspak thashetheme apo sajesa. Ka qysh nga...

A do shkoni në SPAK nëse ju thërret për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Berisha: Së pari, keqardhjen time e kam shprehur për viktimat jo pas 14 viteve, siç pretendoni ju, apo ata që mendojnë si ju, por...

Lajme të tjera

Web TV