Angelina Jolie pranoi se fillimisht iu fut aktrimit për të përmbushur ëndrrën e nënës së saj.
“E bëra në fillim sepse ishte ëndrra e nënës sime”, tha ylli për nënën e saj të ndjerë, Marceline Bertrand, në një intervistë me W Magazine. “Ajo ndoqi aktrimin, por kur mamaja ime mbushi moshën 25 vjeç, u divorcua me dy fëmijë dhe vendosi ta përqendronte jetën e saj vetëm te mëmësia”.
Aktorja 49-vjeçare sqaroi se nëna e saj “nuk e ndjente se ishte një sakrificë” sepse “i pëlqente të ishte një nënë që rrinte në shtëpi”. “Por ajo me të vërtetë donte që unë të bëhesha aktore”, kujton Jolie. “Nuk më kujtohet të bëja zgjedhjen. Mbaj mend që e bëra mamin të lumtur. Nëna ime ishte menaxherja ime dhe ne ishim një ekip”.
Kur vdiq nëna ime, ishte më e vështirë për mua të isha aktore, sepse e kuptova se sa shumë do të thoshte për të”, ka rrëfyer Jolie.
Ylli i “Mr. & Znj. Smith” ka folur për ndikimin e nënës në jetën e saj, si personalisht ashtu edhe profesionalisht, në një ese të vitit 2015 për The New York Times.
“ Pas vdekjes së saj, gjeta një video të aktrimit të saj në një film të shkurtër ”, shkroi Jolie në atë kohë. “Ajo ishte e mirë. Gjithçka ishte e mundur për të”.
Aktorja shkroi gjithashtu për jetën dhe vdekjen e nënës së saj në një ese të dytë për The New York Times në vitin 2020.
Ajo e krahasoi humbjen e nënës së saj – e cila themeloi kompaninë e saj të prodhimit, Woods Road Production, në fillim të viteve 1990-2000 – me dikë që “shqyen një batanije mbrojtëse”. “Kur shikoj prapa në atë kohë, mund të shoh se sa shumë më ndryshoi vdekja e saj”, ka rrëfyer ajo. “Nuk ishte e papritur, por ndryshoi shumë gjëra tek unë. Humbja e dashurisë së nënës dhe përqafimit të ngrohtë e të butë është si dikush që të gris një batanije mbrojtëse”.
Bertrand kishte Jolie dhe vëllain e saj James Haven me bashkëshortin e saj, aktorin e famshëm Jon Voight. Çifti u nda menjëherë pas lindjes së Jolie për shkak të tradhtisë së Voight. “Kur babai im pati një lidhje, kjo ndryshoi jetën e nënës time,” vazhdoi Jolie në artikullin e saj për New York Times. “Ajo dogji ëndrrën e saj për jetën familjare, edhe pse asaj i pëlqente të ishte nënë”./K.K