Nuk ndiheni mirë? Ja si të dalloni gripin, ftohjen dhe COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur filloni të keni hundë që ju rrjedhin dhe dhimbje fyti, është e qartë që po sëmureni – por sfida është të kuptoni se për çfarë bëhet fjalë. Në mes të sezonit të gripit dhe të ftohtit, një kollë e vetme mund t’ju çojë në një kërkim të gjatë në internet për të gjetur ndryshimet mes gripit, të ftohtit të zakonshëm dhe COVID-19. Por, ka disa mënyra kyçe për t’i dalluar këto tri sëmundje nga njëra-tjetra.

Për të dalluar nëse bëhet fjalë për të ftohtë, grip apo COVID, duhet të dini ndryshimet në mënyrën se si shfaqen dhe zgjasin simptomat.

Dallimi kryesor mes gripit dhe COVID-19 qëndron te shpejtësia e shfaqjes dhe kohëzgjatja e simptomave. Gripi zakonisht shfaqet brenda një deri në katër ditë pas ekspozimit, ndërsa simptomat e COVID-it mund të shfaqen nga dy deri në 14 ditë pas infektimit.

Kohëzgjatja e simptomave ndryshon gjithashtu: simptomat e gripit zgjasin nga disa ditë deri në dy javë, ndërsa simptomat e COVID-it mund të zgjasin deri në gjashtë javë në rastet më të rënda.

Dallimi mes simptomave të të ftohtit dhe COVID-19

Ftohja e zakonshme është shumë më e lehtë në krahasim me gripin dhe COVID-in, si nga ashpërsia ashtu edhe nga kohëzgjatja e simptomave. Simptomat e të ftohtit shfaqen gradualisht dhe zakonisht arrijnë kulmin pas dy ose tre ditësh nga ekspozimi. Në përgjithësi, simptomat e të ftohtit zgjasin rreth shtatë ditë, ndërsa ato të gripit dhe COVID-it mund të zgjasin deri në dy javë.

Kur duhet të vizitoni një mjek?

Lexo edhe :  Shenjat që tregojnë se po e teproni me konsumimin e kripës

Nëse keni simptoma gripi ose COVID-i dhe mendoni se mund të jeni infektuar, bëni një test COVID-i në shtëpi ose kontaktoni mjekun tuaj për një diagnozë. Nëse jeni i/e moshuar, shtatzënë, keni një gjendje shëndetësore kronike ose po kujdeseni për një fëmijë të vogël me simptoma të ngjashme me gripin apo COVID-in, kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.

Si të mbroheni nga COVID-19, gripi dhe i ftohti:

  • Lani duart rregullisht dhe në mënyrë të saktë.
  • Mbani pastër sipërfaqet në shtëpi.
  • Qëndroni në shtëpi kur jeni të sëmurë për të mbrojtur veten dhe të tjerët./   S.M

Të fundit

Atentati i dështuar ndaj dy shokëve në Berat, arrestohet një tjetër person që ndihmoi

Një tjetër person që përkrahu dy autorët e atentatit të ndodhur pesë ditë më parë në Berat është arrestuar...

Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, ndalohen 4 persona

Katër persona, të dyshuar si autorë të vrasjes së 33 vjeçarit Ramazan Mataj në Shkodër, janë ndaluar nga policia e kufirit në Muriqan në...

Rusia pretendon se ka kapur një tjetër qytet kyç në Ukrainë

Rusia pretendon se forcat e saj kanë kapur qytetin në vijën e parë të Kurakhovës në rajonin e Donteskut, në lindje të Ukrainës. Ky qytet...

Media australiane: Eksploroni vijën bregdetare dhe Alpet mahnitëse të Shqipërisë

Nëse ekziston një destinacion që po përjeton një rritje absolute të popullaritetit dhe numrit të vizitorëve gjatë viteve të fundit, është Shqipëria, shkruan Jemima...

Nga data 1 janar 2025, Shqipëria pranoi Certifikatat e Qarkullimit EUR 1

Nga data 1 janar 2025, Shqipëria ka pranuar Certifikatat e Qarkullimit EUR-1 të lëshuara në mënyrë elektronike nga vendet pjesëmarrëse në Konventë pan-Euro-Mediterriane, njoftoi...

Lajme të tjera

Web TV