Mitropolia Ortodokse e Gjirokastrës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm. Zjarri ka rënë rreth orës 11:20, ku shkak dyshohen qirinjtë e ndezur nga besimtarët.
Flakët kanë djegur djegur vendin e lutjeve dhe disa sende të tjera me vlerë. Menjëherë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse në Lagjen “Meçite”, ku ndodhet Mitropolia ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në kohë.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe efikase të zjarrfikësve, zjarri është izoluar dhe nuk ka arritur të përhapet në pjesët e tjera të ndërtesës, të cilat ishin me konstruksion prej druri dhe mund të kishin shkaktuar një zjarr masivNga zjarri u dëmtua vendi i qirinjve, disa libra dhe hapësira e lutjeve. Sipas burimeve, zjarrin e shkaktoi lënia ndezur e qirinjve në vendin e posaçëm të lutjeve./K.K