Nga data 1 shkurt 2025, do të nisë ulja e çmimit të energjisë elektrike. Enti Rregullator i Energjisë, do të nisë të martën shqyrtimin e aplikimit për çmimin e shitjes me Pakicë për Klientët e Shërbimit Universal për periudhën 1 shkurt-31 dhjetor 2025, për të përcaktuar dhe nielvin e ri të tarifave.
Ndërkohë që, burime zyrtare thanë për TV SCAN, se ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, ç`ka do të thotë për bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore apo për furrat e bukës nuk do të ketë ndryshime.
Çmimi aktual që paguajnë familjet shqiptare për energjinë është 9.5 lekë, pa TVSH apo 11.4 lekë, me TVSH.
Ndërkohë aplikimi që ka depozituar Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk është bërë publik, duke mos dhënë informacione mbi nivelin e ri të çmimit të kërkuar nga ky dikaster.
Ndryshimi i tarifave që paguajnë familjet për energjisë elektrike, u paralajmërua nga ministrja e Infrastrukturs dhe Energjisë, Bleinda Balluku, e cila shtoi se vendimi bazohet në performancën pozitive të kompanive publike të energjisë./ S.M